Britani, gjykata vendos rivarrimin e Rikardit III: “Koha që mbretit t’i bëhet një varrim dinjitoz”

Postuar në 28 Maj, 2014 07:10

Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur që Rikardi III të rivarroset në Leicester, aty ku edhe u gjendën eshtrat e tij në vitin 2012. Mbreti në fjalë përfaqëson një moment me rëndësi në historinë britanike, pasi ai është i fundmi nga dinastia Plantagjenete. “Aleanca Plantagjenete”, një grup që pretendon se ka lidhje gjaku me Rikardin ka kërkuar që ai të varroset në Jork, qyteti ku u rrit dhe që përfaqëson dinastinë. Rikardi është subjekti kryesor i veprës me të njëtin titull të Uilliam Shekspirit. “Është koha që mbretit Rikard III t’i bëhet një rivarrim dinjitoz që të prehet në paqe”, ka deklaruar gjykata. Një vendim që konfirmon edhe njëherë natyrën britanike në çështjet e shtetit.

http://archaeology.org/news/2141-140527-england-richard-iii-reburial

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.