Një tjetër i penduar i madh në Itali. Iovine i Camorrës: “Është një sistem ku Camorra nuk është e vetmja përgjegjëse”

Postuar në 28 Maj, 2014 04:18

Arrestimi në Itali i drejtuesit kamorrist Antonio Iovine mund të hapin një spirale të re skandalesh politike, nisur nga deklaratat e tij. “E di shumë mirë se në cilat krime jam përlyer. Po shpjegoj një sistem në të cilin Camorra nuk ështe e vetmja përgjegjëse”, ka thënë Iovine në gjykatë. Shpjegimi i sistemit, siç pretendon ai, mund të sjellë tërmet politik në Itali. Kjo pasi Iovine konsiderohet si truri ekonomik i krimit të organizuar napoletan, me shtrirje përtej Italisë. Në një shkrim të datës 22 maj, Roberto Saviano, fliste për premisat e një ndryshimi radikal në njohjen e “krimit të madh”. Ndërmarrje të tëra që kanë marrë para nga Kamorra, e cila gjeti te biznesi destinacionin e investimeve, por edhe mundësinë e transformimit të kapitalit financar të grumbulluar nga narkotrafiku. (http://www.repubblica.it/cronaca/2014/05/22/neës/affari_e_politica_i_segreti_di_o_ninno_che_fanno_tremare_l_impero_dei_clan-86814890/?ref=HRER1-1)

http://www.ansa.it/campania/notizie/2014/05/28/parla-iovine-colpe-non-so...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.