Arkiv-Lajme
Bollano: Për Himarën, braktisim edhe qeverinë
Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” paralajmëron se do të mbajë tjetër qëndrim nga mazhoranca nëse nuk merren parasysh propozimet e tyre. OMONIA shprehet se duhet të miratohet varianti i pestë, i parashikuar nga qeveria, përsa i përket reformës territoriale. Në këtë propozim bëhet një ndarje e Himarës nga krahina labe e Vranishtit dhe Kurveleshit, duke lënë zonat Himarë dhe Lukovë si njësi më vete.
Rritet huamarrja informale!
Rritja e huamarrjes së bizneseve në mënyre informale është kthyer në një fenomen shqetësues për ekonominë. Ky tregues i cili vjen si pasojë e masave shtrënguese të bankave në drejtim të kreditimit, ka detyruar biznesin që të marrë hua tek njeri – tjetri në mënyrë informale. “Vizion Plus” raporton se konfindustria e sheh me shqetësim ketë situate dhe i kërkon institucioneve të qeverisë, që të luftojnë praktikat jo konkurruese në tregun bankar.
Zgjedhjet në Ukrainë, “Huffington Post”: Garë e fortë mes “Princeshës së Gazit” dhe “Mbretit të Çokollatës”
Dita e sotme mund të cilësohet si një ditë historike për Ukrainën pasi zgjedhja e Presidentit të vendit do të shërbejë për të përcaktuar pikën e kthesës për krizën që vuri përballë Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rusinë. Në procesin zgjedhor, që mbahet disa muaj pas protestave të dhunshme që larguan nga pushteti Presidentin Janukoviç, janë garues 18 kandidatë.
Të panjohurat e zgjedhjeve europiane!
Votuesit në vendet e Bashkimit Europian do të votojnë sot në ditën e katërt të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Pritshmëritë për rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen në mbrëmje. Në këtë proces zgjedhor janë ftuar të votojnë 400 milionë njerëz me të drejtë vote në gjithë Bashkimin Europian, për të zgjedhur 751 përfaqësues për vitet 2014-2019.
“Shqip” bën skanerin e situatës ekonomike të Lazaratit. Të dhënat e Censusit e nxjerrin si fshatin me numrin më të lartë të makinave!
Komuna e Lazaratit, e vënë në qendër të vemendjes së opinionit publik më intensivisht kohët e fundit, rezulton te jetë një “fshat luksoz”. Duke iu referuar censusit të vitit 2011, gazeta “Shqip” bën një skaner të situatës ekonomike të zonës, për të cilën nuk mungojnë as alibitë se kultivimi i lëndëve narkotike vjen si rrjedhojë e varfërisë.
“Panorama”: Nishani e refuzoi, Qeveria e emëron Ndrecën në Vatikan
Ardian Ndreca do të jetë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, pavarësisht “rezistencës” që po bën kreu i shtetit duke mos dhënë pëlqimin e tij për kandidaturën e qeverisë. Lajmi bëhet i ditur sot nga gazeta “Panorama” e cila shkruan se Ditmir Bushati e ka emëruar Ardian Ndrecën të ngarkuar me punë në ambasadën tonë në Vatikan. Emërimi i publicistit të njohur në këtë detyrë, vjen dy muaj pasi Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi propozimin e kryeministrit Rama si ambasador në shtetin e vogël, fqinj me Italinë.
“Express” publikon historinë e rrallë të shqiptares që përfitoi shtetësinë amerikane në moshën 111 vjeçare
Gazeta Express publikon sot një rast të veçantë të emigracionit shqiptar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës, ku një shqiptare e mbërritur atje në moshën 105 vjeçare, ka arritur të marrë shtetësinë amerikane 6 vite më vonë, në moshën 111 vjeçare. Historia interesante i përket Mrika Mrnaçajt nga Malësia e Madhe, e cila sëbashku me fëmijët e saj shkoi në SHBA sëbashku me fëmijët e saj për të kërkuar strehim politik.
Rama “selfie” me Behgjet Pacollin në Kazakistan
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto nga vizita e tij në Kazakistan ku ka dalë me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli. “Me Behgjet Pacollin, në veprën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga kompania e tij në Kazakistan,Teatri i Operas&Baletit “ shkruan Rama në Twitter.
Blushi: Nevoja e dy partive të mëdha për të bërë si njëra-tjetra është shumë e çuditshme
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, gjatë prezantimit të librit të tij “Hëna e Shqipërisë” në një takim me një grup studentësh, ka deklaruar se, policia është e gatshme për të ndërhyrë në Lazarat por Tahiri duhet të bindë Ramën për të ndërmarrë një veprim të tillë.
Dashamir Shehi: Opozita e sotme e ka një handikap
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetën “Mapo”, shprehet se, “e shumë mirë që kryeministri nuk largohet pas nëntë muajsh, por kjo nuk ia heq të drejtën morale opozitës që të kërkojë të bëjë protestat e saj”.