“Express” publikon historinë e rrallë të shqiptares që përfitoi shtetësinë amerikane në moshën 111 vjeçare

Gazeta Express publikon sot një rast të veçantë të emigracionit shqiptar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës, ku një shqiptare e mbërritur atje në moshën 105 vjeçare, ka arritur të marrë shtetësinë amerikane 6 vite më vonë, në moshën 111 vjeçare. Historia interesante i përket Mrika Mrnaçajt nga Malësia e Madhe, e cila sëbashku me fëmijët e saj shkoi në SHBA sëbashku me fëmijët e saj për të kërkuar strehim politik.
”Ky është një rast i veçantë, ku gjithçka filloi në vitin 1974. Në këtë vit Mrika Mrnaçaj, në moshën 105 vjeçare, së bashku me fëmijët e saj zbriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri, e sigurtë, se një ditë ajo dhe djemtë e saj ishin ngritur kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke iu bashkuar emigracionit antikomunist” shkruan “Express”. Vetë gruaja ka kërkuar të marrë shtetësinë amerikane që të mund të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e shtypit amerikan të kohës.
Publikimi i kësaj historie në media solli edhe ndërhyrjen e një kongresmeni amerikan i cili kontaktoi direkt me presidentin Ford duke e informuar atë se ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në New York, dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane. Presidenti i ktheu menjëherë përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Mario Biaggi, ku shkruhej se ai kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane, dhe brenda 1 jave ajo mori shtetësinë e amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan .
Historia e plotë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/mrika-mernacaj-shqiptarja-111-vjecare-qe-fitoi-shtetesine-amerikane-te-firmosur-nga-presidenti-gerald-ford-16018/
n.k
Add new comment