Rritet huamarrja informale!

Postuar në 25 Maj, 2014 07:06

Rritja e huamarrjes së bizneseve në mënyre informale është kthyer në një fenomen shqetësues për ekonominë. Ky tregues i cili vjen si pasojë e masave shtrënguese të bankave në drejtim të kreditimit, ka detyruar biznesin që të marrë hua tek njeri – tjetri në mënyrë informale. “Vizion Plus” raporton se konfindustria e sheh me shqetësim ketë situate dhe i kërkon institucioneve të qeverisë, që të luftojnë praktikat jo konkurruese në tregun bankar.

Sikur të mos mjaftonte fakti që normat e interesit të kredive në Shqipëri janë më të larta se në çdo vend tjetër, biznesi tashmë, as nuk mund të marrë dot një hua në sistemim bankar. Në njoftimin e saj për shtyp, konfindustria thotë se industria dhe prodhimi janë sektorët më të prekur nga ky fenomen.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.