“Panorama”: Nishani e refuzoi, Qeveria e emëron Ndrecën në Vatikan

Postuar në 25 Maj, 2014 03:59

Ardian Ndreca do të jetë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, pavarësisht “rezistencës” që po bën kreu i shtetit duke mos dhënë pëlqimin e tij për kandidaturën e qeverisë. Lajmi bëhet i ditur sot nga gazeta “Panorama” e cila shkruan se Ditmir Bushati e ka emëruar Ardian Ndrecën të ngarkuar me punë në ambasadën tonë në Vatikan. Emërimi i publicistit të njohur në këtë detyrë, vjen dy muaj pasi Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi propozimin e kryeministrit Rama si ambasador në shtetin e vogël, fqinj me Italinë.

Lajmin për emërimin e konfirmon edhe vetë Ndreca, i cili i kontaktuar nga gazeta thotë se ka marrë firmën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për detyrën, e re, por nuk ka nisur punë zyrtarisht për shkak se nuk është pranuar si i ngarkuar me punë nga Vatikani. Procedura e pranimit është formale në vendet pritëse dhe bëhet pasi ambasadori ose i ngarkuari me punë paraqet letrat kredenciale. “Nuk është marrë ende agrementi nga Vatikani. Nuk mund të quhet e perfeksionuar praktika. Firma është vetëm e ministrit në këtë rast. E di që ministri e ka firmosur, por emërimi nuk është i perfeksionuar. Unë nuk mund ta bëj publike këtë”, tha Ndreca.

Artikulli i gazetës: http://www.panorama.com.al/2014/05/25/nishani-e-refuzoi-qeveria-e-emeron-ndrecen-ne-vatikan/

n.k

Comments

Submitted by Ndreca kerkon p... (not verified) on

Pasi e ka thene ate qe s'duhej te niste ta thoshte, Ndreca ka kerkuar mosprononcim ne shtyp!

Merret me mend cfare lloj diplomati e cfare stof ambasadori ke ky llo robi...

Po sikur presidenti te investohet seriozisht kunder caktim/emerimit te Ndreces?

Po sikur Vatikani, shteti fqinje me Italine (!) sic e paraqitni, te vonohet ca kohe, ose te mos i pranoj

kartrat e mbyllura te Ndreces?

Ne te gjithe rastet, ka nje gallate meravilioze me shtetin, qe te gjithe i ben pis...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.