Zgjedhjet në Ukrainë, “Huffington Post”: Garë e fortë mes “Princeshës së Gazit” dhe “Mbretit të Çokollatës”

Dita e sotme mund të cilësohet si një ditë historike për Ukrainën pasi zgjedhja e Presidentit të vendit do të shërbejë për të përcaktuar pikën e kthesës për krizën që vuri përballë Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rusinë. Në procesin zgjedhor, që mbahet disa muaj pas protestave të dhunshme që larguan nga pushteti Presidentin Janukoviç, janë garues 18 kandidatë.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00 ndërsa rezultatet pritet të publikohen gjatë të hënës. “Huffington Post” ka bërë profilet e kandidatëve, ku favoritë shfaqen ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko (tashmë pa gërshetin karakteristik) që cilësohet në artikull si “Princesha e Gazit” dhe biznesmeni Petro Poroshenko, që cilësohet si “Mbreti i Çokollatës”.
n.k
Add new comment