Arkiv-Lajme

Historia e miqësisë së vërtetë: Si i ndihmuan të rinjtë shqiptarë Serbinë

Postuar në 24 Maj, 2014 11:42

Populli i Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë miqësi edhe pse për disa vite pasi një marrëdhënie të mirë kur vendet drejtoheshin nga Tito dhe Hoxha.

Një lexues i të përditshmes serbe, “Blic”, Dejan Markoviç, donte të ndante me lexuesit një histori për të treguar sesi të rinjtë në Shqipëri u organizuan për të ndihmuar Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, të cilat u prekën nga përmbytje masive. E përditshmja publikoi një pjesë të letrës së tij.

Negociatat CEZ-Shqipëri drejt dështimit

Postuar në 24 Maj, 2014 10:44

Qëndrimi i fundit i shprehur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar se paqëndrueshmëria e sektorit energjetik mund të rrezikojë buxhetin dhe treguesit makro-ekonomikë e ka rikthyer vëmendjen kryesore tek ky sektor dhe nevoja për ndërhyrje.

Pavarësisht krijimit te Task-Forcës dhe ndërhyrjet e tjera ligjore në drejtim të përmirësimit të treguesve, rezultateve të para në rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve, masat e ndërmarra duken të pamjaftueshme për të eliminuar rrezikun që i kanoset financave publike.

Pacolli me Ramën në Kazakistan, diskutohen investime milarda $ për Kosovën dhe Shqipërinë

Postuar në 24 Maj, 2014 09:09

Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së ka shoqëruar Kryeministrin  Edi Rama në vizitën zyrtare në Kazakistan. Këtë e ka konfirmuar vetë Pacolli me publikimin e disa fotove në rrjetin e tij social “Facebook”. Në këtë postim ai ka komentuar se fotot janë bërë pikërisht kur Presidenti Nursultan Nazarbyev  ka folur për figurën e jashtëzakonshme të Gjergj Kastriotit. Pacolli ka shkruar gjithashtu në “Faceboiok” se ka mbetur i impresionuar edhe me paraqitjen e Edi Ramës në takim.

Ish sekretari financiar i Reganit: Maqedonia më mirë të anëtarësohet drejt lindjes, sesa në BE

Postuar në 24 Maj, 2014 08:48

“Maqedonia duhet të mendojë mirë të anëtarësohet drejt Perëndimit, i cili është në shkatërrim e sipër, ose drejt Lindjes që është duke përparuar, njëjtë siç bëri Rusia.”, kështu ka thënë profesori i ekonomisë politike në Qendrën për Strategji dhe studime ndërkombëtare në Universitetin Xhorxh Taun në Washington, Pol Kreg Roberts. Ai ka vlerësuar se Maqedonia është në një pozitë të rëndë. Të anëtarësohet drejt BE-së dhe NATO-s, apo të shkoj drejt Lindjes!? Sipas tij Maqedonisë nuk po i lejohet të bëhet ajo çfarë është.

Lazarat, në tarraca rriten fidanët e rinj, policia nuk ka parë asgjë (VIDEO)

Postuar në 24 Maj, 2014 08:28

Fidanët e rinj të drogës po rriten dita ditës në Lazarat. Ky aktivitet po lulëzon pavarësisht masave të shtetit, protestave të opozitës, e ndërkohë që politika dhe institucionet e shtetit përfshihen në situata konfliktuale, asgjë nuk po ndryshohet në rrjetin e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.  

Meta dhe LSI rafting në kanionet e Osumit, i bashkohen një grup ministrash dhe deputetësh

Postuar në 24 Maj, 2014 08:09

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta preferon që ditët e fundjavave ti shfrytëzojë për të shijuar dhe argëtuar me natyrën që ofron vendi ynë. Së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, deputete dhe grupin e LSI, ai ka shijuar kanionet e Osumit. Pas fundjavës së kaluar një javë më parë në parcelat me qershi në Skrapar, Ilir Meta këtë herë ka zgjedhur sportin e rafting në kanionet e Osumit.

Topalli: Rama do të mbajë përgjegjësi nëse grevistëve u ndodh diçka e rëndë

Postuar në 24 Maj, 2014 07:21

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar sot një vizitë në çadrat ku po zhvillohet greva e urisë nga të shkarkuarit nga administrata publike.

Greva e urisë, Meta: Unë e respektoj, por nuk e shikoj si një rrugëzgjidhje, PD të mos e politizojë

Postuar në 24 Maj, 2014 07:15

Kreu i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dënuar politizimin e grevës së urisë të të shkarkuarve nga administrata.

Nga aktiviteti i zhvilluar në Përmet me rastin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit, Meta e ka cilësuar grevën e urisë së të larguarve nga administrate si një e drejtë e qytetarëve, e cila duhet respektuar.

Dita e katërt e grevës së urisë, dalin dy persona

Postuar në 24 Maj, 2014 05:58

Dy grevistë janë larguar në ditën e katërt të grevës së urisë që po zhvillohet pranë Piramidës. Petrit Fejzullahu ish-financier në ISKSH dhe Mehmet Cenmuarti ish-gardistë janë detyruar të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, nuk kanë munguar problemet shëndetësore të pjesëmarrësve të tjerë në grevë.

Pasditen e djeshme grevës së urisë iu shtua në tjetër grevist që e çoi në 15 numrin e personave të ngujuar në çadrat para Piramidës, ndërkohë që me të larguarit e sotëm ky numër shkon sërish në 13.

S.S

Defiçiti buxhetor, sa çereku i një viti më parë. Gjë e mirë?

Postuar në 24 Maj, 2014 04:30

Të ardhurat buxhetore të 4-mujorit të parë të 2013-ës nuk mbulonin dot shpenzimet për një shumë prej rreth 234 milionë dollarë. Ndërsa këtë vit hendeku i 4-mujorit të parë ishte vetëm 64 milionë dollarë. Pra defiçiti buxhetor aktual është sa çereku i një viti më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme