Pacolli me Ramën në Kazakistan, diskutohen investime milarda $ për Kosovën dhe Shqipërinë

Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së ka shoqëruar Kryeministrin Edi Rama në vizitën zyrtare në Kazakistan. Këtë e ka konfirmuar vetë Pacolli me publikimin e disa fotove në rrjetin e tij social “Facebook”. Në këtë postim ai ka komentuar se fotot janë bërë pikërisht kur Presidenti Nursultan Nazarbyev ka folur për figurën e jashtëzakonshme të Gjergj Kastriotit. Pacolli ka shkruar gjithashtu në “Faceboiok” se ka mbetur i impresionuar edhe me paraqitjen e Edi Ramës në takim.
“Ju duhet ta përdorni figurën e jashtëzakonshme të Skënderbeut në imazhin tuaj kombëtar”, ka thënë Presidenti Nursultan Nazarbyev . Pacolli thotë se ky takim hapi rrugë të reja bashkëpunimi, marrëveshje të ndryshme e diskutime fitimprurëse për të dy vendet.
“Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon nga Ballkani Jugperëndimor, nga Shqipëria dhe Kosova. Hekurudha që lidh rrjetin evropian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Ky projekt i jashtëzakonshëm me rëndësi strategjike, veçanërisht për Kosovën do të shqyrtohet për t’u investuar nga Kazakistani dhe ne po lobojmë për ta realizuar këtë.”, shprehet Pacolli.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/pacolli-ne-kazakistan-me-...
S.S
Comments
Po, shqiptaret tashme duhet

Po, shqiptaret tashme duhet te rrijne e te degjojne: Edi Rama po rrefehet.

Po dalin frytet e punes se keshilltareve te tij, ne kete rast Shkelzen Maliqit.

Pacolli, Behxhet, kush tjeter eshte simbioza e shembellesa e perplotur e Edi Rames.

Po ta kishin edhe Ilir Meten ne Kazakistanin e Presidentit Nursultan Nazarbyev,

tablloja do te ishte Rembrandeske.

Me ne fund shqiptaret, tej e matane kufirit, do duhet t'ja kepusin gjumit prej rehatise.

Tufa fle gjume, kur barinjte jane ne krye te detyres...

Add new comment