Berlini këshillon Thaçin: Dyer të mbyllura për ata që fshehin e përfshihen me krimin

Postuar në 24 Maj, 2014 03:50

Michael Brand, anëtari i Parlamentit gjerman, nga partia e e kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se për Kosovën dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin. Michael Brand ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme të kryera.

Brand ka thënë në Bundestagun gjerman se dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë prapa krimit dhe korrupsionit. Kjo deklaratë e tij vjen pas vizitës që Michael Brand ka bërë javën e kaluar në Kosovë së bashku me ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

“Pozicioni gjerman është i qartë si loti: Dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit. Kush e mbështet korrupsionin, nuk mund të llogarisë më mbështetjen tonë. Për BE-në dhe NATO-n vlen: Kush dëshiron të ndalojë përhapjen e strukturave kriminale, duhet të ketë kurs të qartë.

Ne duhet dhe do ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga kanceri politik i korrupsionit dhe krimit. Për mandatin e KFOR-it kjo do të thotë: kush dëshiron të mbrojë dhe forcojë të gjithë ata që duan të ndërtojnë një shtet vërtet ligjor, duhet të miratojnë zgjatjen e mandatit", ka thënë Michael Brand. Në Parlamentin gjerman deputetët kanë diskutuar mbi vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe këtë vit.

 

http://www.zeri.info/artikulli/35322/berlini-mesazh-thacit-d...

 

S.S

 

.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.