Greva e urisë, Meta: Unë e respektoj, por nuk e shikoj si një rrugëzgjidhje, PD të mos e politizojë

Postuar në 24 Maj, 2014 07:15

Kreu i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dënuar politizimin e grevës së urisë të të shkarkuarve nga administrata.

Nga aktiviteti i zhvilluar në Përmet me rastin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit, Meta e ka cilësuar grevën e urisë së të larguarve nga administrate si një e drejtë e qytetarëve, e cila duhet respektuar.

“Greva e urisë është një e drejtë e qytetarëve që kanë zgjedhur të bëjnë këtë grevë. Unë e respektoj, por nuk e shikoj si një rrugë e zgjidhjes. Më vjen keq për politizimin ekstrem të bërë nga lidershipi i partisë Demokratike. I ftoj të mos e nxisin dhe motivojnë politikisht këtë grevë, sepse nuk duhet cenuar shëndeti i asnjë qytetari’, tha Meta.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.