Ish sekretari financiar i Reganit: Maqedonia më mirë të anëtarësohet drejt lindjes, sesa në BE

“Maqedonia duhet të mendojë mirë të anëtarësohet drejt Perëndimit, i cili është në shkatërrim e sipër, ose drejt Lindjes që është duke përparuar, njëjtë siç bëri Rusia.”, kështu ka thënë profesori i ekonomisë politike në Qendrën për Strategji dhe studime ndërkombëtare në Universitetin Xhorxh Taun në Washington, Pol Kreg Roberts. Ai ka vlerësuar se Maqedonia është në një pozitë të rëndë. Të anëtarësohet drejt BE-së dhe NATO-s, apo të shkoj drejt Lindjes!? Sipas tij Maqedonisë nuk po i lejohet të bëhet ajo çfarë është.
“Refuzimi i anëtarësimit me qëllim që të vazhdohen marrëdhëniet e mira me BRIKS do të thotë që të vendosesh në listën e armiqve të Washingtonit”, ka thënë Pol Kreg Roberts, ish ndihmës sekretar për financa në qeverinë e Ronald Reganit.
“Sipas meje, Greqia, vendi më i dobët dhe më i eksploatuar në BE, është kundër emrit Maqedoni, por atëherë vetëm nëse Greqia dëshiron të quhet Maqedoni, ndryshe pse do ta bënte këtë”, ka thënë Roberts. Roberts ka theksuar dhe tërhequr vëmendjen duke thënë se Maqedonia duhet të mendojë më mirë pozicionimin e saj.
http://www.telegrafi.com/lajme/maqedonia-me-mire-te-shkoje-d...
S.S
Add new comment