Arkiv-Lajme

Ndarja territoriale, Himara do të kalojë njësi më vete, si shumicë etnike

Postuar në 23 Maj, 2014 02:39

Himara do të mbetet zonë më vete territoriale, por në administrimin e saj do të jenë dhe Vranishti, Kurveleshi dhe Lukova. Ky është propozimi që vjen për këtë zonë në procesin e reformës administrative territoriale. Nga deputetët është kërkuar që të respektohet si historia e zonës, duke iu referuar qëndrimit gjatë periudhës osmane, ashtu dhe lidhjes territoriale.

Basha në “Opinion”: “Nuk përjashtohet rikandidimi im në Tiranë”

Postuar në 22 Maj, 2014 16:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Diskutimi kryesor ka qenë kauza e re e opozitës, trafiku i drogës, kërkesa për dorëheqje ndaj kryeministrit, protesta dhe greva. Ndërkohë Basha është pyetur edhe për projektet për Tiranën, për të cilat ka premtuar shumë kur kandidonte në vitin 2011. Sipas tij, projektet janë gati, por është qeveria ajo që i bllokon. Dhe te ky bllokim ai ka nënvizuar ndoshta një lojë politike preventive të Edi Ramës ndaj një rikandidimi të mundshëm të Lulzim Bashës në Tiranë.

Saimir Tahiri në “Top Story”: Ndërhyrja në Lazarat, jo ushtarake se nuk mund të ketë luftë. Deri në shtator merr fund situata që kemi gjetur

Postuar në 22 Maj, 2014 15:54

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vënë një bast publik mbrëmjen e sotme duke deklaruar se problematika e kultivimit dhe e trafikimit të lëndëve narkotike, siç ka ndodhur këto vite, do të marrë fund brenda muajit shtator të këtij viti. Në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, ministri Tahiri tha se “në shtator, në Lazarat dhe në mbarë vendin, nuk do të kemi situatën që kemi gjetur”.

Ministrja e Mbrojtjes: “Në kohën e qeverisë së PD-së, Shqipëria u mbajt jashtë vëzhgimit ajror të NATO-s”

Postuar në 22 Maj, 2014 14:11

Seanca plenare ka vijuar sot për një kohë të gjatë dhe është dominuar nga akuzat e të dyja palëve për trafikun e drogës. Opozita këmbëngul në tezën se trafiku i drogës është emergjencë kombëtare, ardhur në rritje nën patronazhin e qeverisë aktuale. Lidhur me këto akuza ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zbardhur një fakt që hedh dritë mbi ecurinë e këtij trafiku, sidomos nëse merret në konsideratë rasti i Divajkës dhe i mbulimit ajror të Shqipërisë. “Që nga shtatori i vitit 2011, ka një korrespondencë shqetësuese mes Përfaqësisë sonë në Bruksel dhe Ministrisë së zotit Imami.

Një shembull i pabarazisë gjinore edhe brenda “New York Times”?

Postuar në 22 Maj, 2014 13:24

“Zëri i Amerikës” shkruan se në SHBA është ngritur sërish çështja e barazisë gjinore, që ka marrë shkas nga pushimi nga puna, para një jave,  i Jill Abramson, gruaja e parë që u bë kryeredaktore e “New York Times”. Abramson ka folur në universitetin Wake Forest në Karolinën e Veriut duke iu përgjigjur me pasiguri pyetjeve të bëra nga studentët: “Cila është e ardhmja për mua? Nuk e di. Pra unë jam në të njëjtën pozitë si shumë prej jush”, ka thënë ajo.

Shifrat e drogës “shqiptare” të kapur në Itali. 2013-2014, thuajse e njëjta sasi

Postuar në 22 Maj, 2014 13:15

“Top-Channel” ka publikuar disa statistika të drogës së kapur në Itali e cila ishte nisur nga Shqipëria. Dokumentet janë marrë nga Ministria e Brendshme italiane dhe japin një pasqyrë të drogës së kapur në periudhën janar-dhjetor 2013 dhe në tremujorin e parë të vitit 2014. Në total për vitin 2013 janë bllokuar 18. 3 ton drogë të llojeve të ndryshme, ndërkohë që vetëm për tremujorin e parë të këtij viti janë bllokuar 5.4 ton. Proporcionalisht thuajse e njëjta sasi.

Universitetet amerikane, tashmë thjesht biznes

Postuar në 22 Maj, 2014 12:06

Revista “Time” shkruan sot për transformimin e universiteteve amerikane. Si konstatim i parë është vënë re se univeristet me rrogat më të larta të drejtuesve kanë edhe rritjen më të shpejtë të borxhit të studentëve. Më tej, revista citon një investigim të “New York Times” që shkruante për kushtet anormale të punës në “New York University, në kampusin e Abu Dhabit. Si konkluzion i parë, të gjitha këto aspekete pasqyrojnë një ndryshim të madh në shkollat amerikane dhe që është: Univëersitet , përherë e më shumë operojnë si biznese të mëdha që i trajtojnë studentët si klientë.

Ekuador, njoftohet për sekuestrimin e 89 kg kokainë me destinacion Shqipërinë

Postuar në 22 Maj, 2014 11:26

Policia ekuadoriane, më saktë njësia e antidrogës ka sekuestruar 89 kilogramë kokainë në rajonin e Guayas, që deklarohet se kishte destinacion Shqipërinë. Droga do të hynte në vendin tonë nga Durrësi dhe do të nisej nga terminali Contecon në portin Guajquil. Lajmi është sjellë sot nga portali “Durrës Lajm”, por është publikuar një ditë më parë edhe në sitin e Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit. Madje jepet edhe numri i kontenierit TRIU8498675, por asgjë nuk saktësohet për porostitësit që pretendohet se janë nga Shqipëria.

Në Shqipëri për të studiuar turizmin. Vërejtja e parë: Betonizimi

Postuar në 22 Maj, 2014 10:59

180 studentë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri për një arsye jo të zakonshme. Siç njofton “VizionPlus” ata do të qëndrojnë këtu për disa kohë që të studiojnë turizmin shqiptar, si pjesë e punimeve që mbrojnë në Holandë. Shkëmbi i Kavajës, kanionet e Osumit, Llogara dhe Kepi i Rodonit do të jenë destinacionet e studentëve që më pas do t’i përcjellin në temat e veta në univeristet. Dhe nuk ka munguar një vërejtje, e cila në të vërtetë është edhe kapitali i shëmtimit të këtyre 23 viteve.

Lulzim Basha sqaron protestën e nesërme: “Me paratë e drogës do të blejnë deputetë dhe ministra. Kryeministri përgjegjës. Të largohet”

Postuar në 22 Maj, 2014 09:21

Kryetari i Partisë Demokratike ka sqaruar sot përmes një interviste në Top-Channel objektivat dhe synimet e portestës së nesërme. “Propozimi ynë për daljen nga kjo situatë është që personi i identifikuar si përgjegjës, Edi Rama, të largohet”, tha Basha, që ka shpjeguar edhe rrezikun që sipas tij përfaqëson rritja e trafikut të narkotikëve për stabilitetin politik të Shqipërisë. “Vetëm sasitë e kapura në periudhën janar-prill kanë një vlerë prej rreth 300 milionë eurosh. Po sasitë e pakapura? Ku shkojnë gjithë këto lekë? Me këto lekë do blejnë deputetë, ministra, policë, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme