Arkiv-Lajme

Ndarja e re administrative; në të gjitha variantet minoritetet përfaqësohen me njësi më vete

Postuar në 22 Maj, 2014 08:33

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamenatr për Reformën Territoriale ka patur disa diskutime për mënyrën sesi është parashikuar ndarja për zonat ku banojnë minoritarët. “Pse u bë ndarje e veçantë për komunat e minoritetit. Ata janë me kombësi greke e shtetas shqiptarë. Përse duhet të veçohen”, ka puetur deputeti i LSI-së Spartak Braho. Përgjigja e ministrit Bledi Çuçi ka qenë pa shumë përmbajtje. “U mor parasysh se bërthama me të cilat krijohen këto komuna janë komuna që kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritete etnike“, ka thënë ai.

Tensione në Maqedoni; Rasmussen viziton Shkupin, deputetët e LSDM-së dorëzojnë mandatet. Akuza të rënda edhe ndaj Ali Ahmetit

Postuar në 22 Maj, 2014 07:22

Situata në Maqedoni duket se po përshkallëzohet duke prodhuar të panjohura të mëdha. Kështu sot bëhet e ditur se deputetët e opozitës maqedonase të LSDM-së kanë dorëzuar mandatet e deputetit si shenjë pakënaqësie ndaj zgjedhjeve të fundit dhe si reagim për mosnjohjen e presidentit George Ivanov. (http://shenja.mk/index.php/lajme/vendi/11429-deputetet-e-lsdm-se-firmosin-doreheqjet.html).

Sulmi ndaj "e-bay", u kopjuan të dhënat e 145 milionë përdoruesve

Postuar në 22 Maj, 2014 06:03

Dje “e-bay” njoftonte të gjithë përdoruesit që të ndryshonin passwordet e tyre për shkak të një sulmi nga hakerët të cilët duket se kishin penetruar në sistem. Kurse sot  është zbardhur edhe niveli i penetrimit dhe marrjes së të dhënave. Përllogaritet se kjo me “e-bay” është thyerja e dytë e të dhënave në historinë amerikane, ndërkohë që të dhënat e rreth 145 milionë përdoruesve tashmë janë aksesuar nga hakerët.

Probleme me listat edhe në zgjedhjet europiane. Mediat shkruajnë se mijëra njerëz mund të votojnë dy herë

Postuar në 22 Maj, 2014 05:33

Sot kanë nisur votimet për Parlamentin Europian, rezultati i të cilave po pritet me padurim për shkak të parashikimit për një rritje të peshës së partive populiste. Por sot mediat po nxjerrin edhe një problem të karakterit teknik,  e që lidhet me standardin e vetë procesit zgjedhor. Kështu bëhet e ditur se depozitimi i listave elekotronike nga vendet anëtare është bërë me vonesë dhe për këtë arsye nuk është e pamundur që votuesit të pajisen me dy karta votimi: një nga autoritetet e vendit të tyre të origjinës dhe një tjetër nga vendi ku janë rezident.

A ndikon greva e opozitës në çështjen e statusit të vendit kandidat?

Postuar në 22 Maj, 2014 04:22

A e ndikon greva e re e opozitës vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE? Ka dy mendime për këtë që janë shprehur edhe sot në Parlament. “Kërkoj të respektohen të drejtat e qytetarëve për protestë. Ata që mendojnë se kjo dëmton statusin, gabojnë. Kjo tregon funksionimin, sado në vështirësi të një sistemi të drejtash në Shqipëri. E kundërta rrezikon statusin, tha ish-kryeministri i Shqipërisë. Mendimi tjetër: “Kemi qenë në këtë sallë, në maj ishte greva, në maj po bëhet një grevë. Sapo dëgjova që ajo grevë nuk është kundër statusit.

Përmbytjet në Serbi, ambasada serbe në Tiranë hap librin e ngushëllimeve dhe një llogari për ndihma nga qytetarët

Postuar në 22 Maj, 2014 04:08

Fakeqësia natyrore në Serbi, ku nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe me dhjetëra viktima ka nxitur ambasadën e këtij vendi  në Tiranë që të hapë Librin e Ngushëllimeve dhe madje edhe një llogari ku ftohen qytetarë që të kontribuojnë sadopak për zbutjen e pasojave të kësaj situate. Është një rast i rrallë që e vendos përfaqësinë e këtij shteti në një raport me njerëzit në Shqipëri, në kushtet kur paragjykimet mes të dy popujve janë shumë të forta.

Biden viziton Qipron, takime me të dy presidentët. Mediat e cilësojnë si vizitë historike

Postuar në 22 Maj, 2014 03:32

Mediat njoftojnë se zv.presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Qipron për të takuar të dy përfaqësuesit: presidentin e Qipros Greke, Nicos Anastasiades dhe presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Dervish Eroglu. Sipas gazetës “Zaman” kjo është vizitë historike, pasi Biden shkon në ishull si zyrtari më i larë amerikan që nga koha e vizitës së zv.presidentit Lindon Xhonson më 1962.

Për situatën në Maqedoni, Koço Danaj hedh idenë e vetëmbrojtjes popullore nga shqiptarët

Postuar në 22 Maj, 2014 03:02

Situata në Maqedoni ende nuk po qetësohet teksa protesta dhe aktet e dhusnhme të të rinjve maqedonas vazhdojnë.   Paradoski është se paralel me protestat dhe dhunën po zhvillohen diskutimet dhe po arrihen marrëveshjet për bashkëqeverisje, ndërkohë që asnjë përfaqësues i lartë i partive shqiptare nuk ka një reagim të vërtetë. Për këtë arsye Koço Danaj, analist i çcështjeve të rajonit në Tiranë ka hedhur idenë se në kushtet aktuale, shqiptarëve u mbette vetëm vetëmbrojtja popullore. “Ka vetëm një rrugëdalje: Shqiptarët duhet të fillojnë të organizojnë vetëmbrojtjen popullore.

Agolli: “Bllokimi i aeroporteve për të luftuar drogën, logjikë si e doktor Adhamudhit”

Postuar në 22 Maj, 2014 02:41

Për uljen e avionit të Giorgio Riformatos në Divjakë ka folur sot edhe Dritëro Agolli përmes një interviste në gazetën “Panorama”. Sipas Agollit lufta kundër drogës duhet zhvendosur në parcela, pra në rrënjën e problemit dhe jo duke menduar të “bllokohet” ajri. I pyetur se “çfarë shije i ka lënë ulja e avionit në Divjakë”, Agolli është shprehur se i ka lënë shijen e mushkonjës. Ndërkohë praktika e qeverisë për të bllokuar me blloqe betoni aeroportet është kritikuar prej shkrimtarit i cili e ka krahasuar atë me bllokomin e skafeve, apo me prishjen e kishave dhe xhamive më 1967-ën.

Le Pen: “Ka një shpërthim demografik në botë. Ebola do ta zgjidhte problemin për 3 muaj”

Postuar në 21 Maj, 2014 15:50

Nëse Maltusi konstatoi një realitet në ligjësinë njerëzore të rritjes demografike, Zhan Mari Le Pen është paraqitur si arsyeja politike instrumentale e tij. Sipas tij “ka një shpërthim demografik në botë dhe një rrezik përmbytjeje njerëzore. Zëvendësimi i popullsive nacionale është në proces”. Si i duhet bërë që të përballohet kjo gjendje ankthi? Praktika e Hitlerit duket si e vjetëruar dhe me kosto, ndaj Le Pen propozon se një epidemi e ebolës do të zgjidhte çështjen. “Ebola do ta zgjidhte problemin në tre muaj”, ka thënë ai të martën në Marsejë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme