A ndikon greva e opozitës në çështjen e statusit të vendit kandidat?

A e ndikon greva e re e opozitës vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE? Ka dy mendime për këtë që janë shprehur edhe sot në Parlament. “Kërkoj të respektohen të drejtat e qytetarëve për protestë. Ata që mendojnë se kjo dëmton statusin, gabojnë. Kjo tregon funksionimin, sado në vështirësi të një sistemi të drejtash në Shqipëri. E kundërta rrezikon statusin, tha ish-kryeministri i Shqipërisë. Mendimi tjetër: “Kemi qenë në këtë sallë, në maj ishte greva, në maj po bëhet një grevë. Sapo dëgjova që ajo grevë nuk është kundër statusit. Kam procesverbalin e seancës së katër viteve më parë dhe i njëti zotëri ka thënë: “Në të njëjtën kohë kur u adoptuan këto qëndrime, greva, u morën edhe vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë. Në një kohë kur do të merrej vendimi në Bruksel ju vendosët një çadër para kryeministrisë””, tha deputeti socialist Erjon Braçe.
s.z
Add new comment