Arkiv-Lajme
“Albpetrol” blen ujin për naftë gjatë zgjedhjeve, dëmi financiar 133 mln lekë
Prokuroria e Fierit nis hetimet për kompaninë e naftës “Albpetrol”. Objekt i hetimi është bërë skandali i mbushjes me ujë të katër rezervuarëve të naftës. Hetimet kanë nisur me marrjen në pyetje të disa personave. Gjithçka ka filluar me kallëzimin që ka bërë drejtori aktual i “Albpetrol”, Endri Puka. Ky i fundit ka vënë në dispozicion të prokurorisë edhe dokumentin e shkruar nga përgjegjësi i sektorit të naftës në Zharrës, Përparim Braçe.
Berisha: 150 mije shesh, Rama ja mbath nga zyra!
Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk mbaji fjalim në protestën e sotme të Partisë Demokratike por ka komentuar në Facebook. Berisha shkruan se në protestë sipas tij morën pjesë 150 mijë njerëz.
Një koment i tillë vjen në një kohë kur mediat (sidomos ato të majta) flasin për një pjesëmarrje të papërfillshme në shesh. Pjesëmarrje jo shumë e konsiderueshme shihet edhe nga imazhet nga lart.
Braho: Duhet treguar kujdes me qarqet greke në Himarë
Mazhoranca duket se ka pranuar që me ndarjen e re administrative, Himara të jetë njësi më vete. Por, për këtë vendim kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka kërkuar të tregohet kujdes ndaj qarqeve greke.
LSI dhe Arta Dade dalin kundër vendimit të PS-së
Lëvizja Socialiste për Integrim ka votuar pro kandidaturës së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë.
Alaudin Malaj u rrëzua me 65 vota kundër, 12 pro dhe 5 abstenim ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Përveç 11 deputetëve të LSI-së që votuan pro, votë pro dha edhe deputetja e PS-së, Arta Dade.
“Panorama” shkruan se Dade është shprehur se ka ngatërruar votim dhe vota e saj është llogaritur kundër.
S.S
Rama: Berisha është “piloti”, Basha “shoferi”
Kryeministri, Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi kërkesës së opozitës për dorëheqje të shtruar në protestën e sotme nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Në komentin e tij të shkurtër, Rama flet për “pilotin” që i bie të jetë Sali Berisha, për “shoferin” që është Lulzim Basha.
“Rrota e avionit të ish-qeverisë ngeci në bulevard, piloti nuk foli, shoferi bërtiti, pasagjerët morën furgonët për të ikur nga vendngjarja”, shkruana Rama.
S.S
Basha në protestë: Vendit i duhet një “zot shtëpie”
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përpara kryeministrisë ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për një “zot shtëpie” dhe jo njerëz të marrë peng nga rrjeti i narkotrafikut. “Shqiptarët u ngritën dhe po ngrihen me thirrjen e opozitës, virtyteve dhe ëndrrave tona për të marrë në dorë fatin tonë. Për të mposhtur dhe shporrur oligarkinë mafioze të drogës.
Cani urdhëron sërish shlyerjen e bizneseve, institucionet të mos pengojnë, do penalizohen
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka urdhëruar shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit. Urdhri i firmosur nga ministri dy ditë më parë thotë: “Brenda 10 ditëve pune nga data e alokimit të fondeve, nëpunësit autorizues urdhërojnë në thesar kryerjen e pagesave për detyrimet e prapambetura, duke respektuar radhën kohore të lindjes së detyrimit sipas listës së miratuar.
Në rastet e mos urdhërimit në kohë dhe të paargumentuar të pagesave si më lart, përgjegjësi i degës së thesarit bllokon pagesat e njësisë respektive deri në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”.
Agolli: Kabinetet qeveritare nuk duhen marrë si piktura. Politika larg duart nga standardi i gjuhës
Dritëro Agolli deklaron se politika ngatërron qëllimisht luftën me komunizmin pasi sipas tij ata duan të mohojnë luftën. Këtë deklaratë, Agolli e ka bërë në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”. “Formimi i kabineteve qeveritare, problemet që ka shoqëria, nuk duhen marrë si pikturë dhe si letërsi, nuk duhen marrë me formalizëm. Duhet të heqim dorë nga formalizmi i të kuptuarit të gjërave.
Rasmussen në Maqedoni: Zgjidhni çështjen e emrit që të merrni ftesën në NATO
Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, por kur të ketë zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë. Kështu ka deklaruar në Shkup Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës më të madhe ushtarake në botë, Anders Fogh Rasmussen. Ai ka thënë në konferencën për shtyp se: “Dyert e NATO-s janë të hapura. Ju nxis në vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje”.
PD protestë masive, para Kryeministrisë kërkohet dorëheqja e Ramës
Opozita ka paralajmëruar për ditën e sotme protesta masive të cilat do të nisin nga sheshi “Skënderbej”dhe do të vijojë marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para selisë së Kryeministrisë nën thirrjen “RAMA IK”. Është lajmëruar se protesta do të nisë rreth orës 11:00 dhe në të do të flasin disa prej qytetarëve dhe në fund do të kryetari i PD, Lulëzim Basha do të mbajë një fjalim ku do kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.