PD protestë masive, para Kryeministrisë kërkohet dorëheqja e Ramës

Opozita ka paralajmëruar për ditën e sotme protesta masive të cilat do të nisin nga sheshi “Skënderbej”dhe do të vijojë marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para selisë së Kryeministrisë nën thirrjen “RAMA IK”. Është lajmëruar se protesta do të nisë rreth orës 11:00 dhe në të do të flasin disa prej qytetarëve dhe në fund do të kryetari i PD, Lulëzim Basha do të mbajë një fjalim ku do kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Këto protesta janë në vazhdimësi të atyre që opozita ka nisur ditë më parë dhe ky aksion është me qëllim largimin e Edi Ramës nga kreu i qeverisë.
Ndërsa ish-kryeministri dhe ish lideri i PD, Sali Berisha nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij në këtë rrjet për tu bërë pjesë e protestave të sotme. Konkretisht ai shkruan: “Të dashur miq, të gjithë në protestën Rama IK në ora 11:00 në sheshin Skënderbej. Të protestojmë kundër njeriut që po shndërron Shqipërinë në kartelin e drogës, që avionët e drogës na i shiti për mushkonja, që me qeverinë e tij ka bërë Shqipërinë vendin me të pasigurte në Evropë, që rrëmbeu votat me mashtrime dhe para të pista dhe po zhyt shqiptarët në papunësi, varfëri dhe mjerim. Zgjidhja është Rama IK! IK! IK!”. Protestat e organizuara nga opozita vijnë vetëm një muaj para se të vendoset për dhënien ose jo të statusit për Shqipërinë. S.S
Add new comment