Arkiv-Lajme
Tifozët bardheblu vendosin për protestë para bashkisë, Basha deklaron se do vazhdojë protestat para kryeministrisë
Ndërsa tifozët e klubit të futbollit të Tiranës kanë vendosur të protestojnë para bashkisë së kryeqytetit për braktisjen e ekipit në pikë të hallit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi “ngjarje të madhe për demokracinë” protestën që opozita mbajti të premten e kaluar para Kryeministrisë.
Statusi i vendit kandidat, “sulm frontal” i qeverisë për të lobuar tek vendet skeptike
Në ditët e mbetura deri në vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe dy ministrat e linjës për këtë çështje, ai i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, po i japin vëmendje të madhe çështjes së lobimit tek vendet të cilat u shfaqën skeptike ndaj Shqipërisë dhjetorin e kaluar. Një “sulm përfundimtar” për këtë çështje ka nisur në disa fronte.
Deputeti A. Marto: Ndarja territoriale, Himara s’ka lidhje me Vranishtin, duhet kujdes
Pjesëtar i komisionit të reformës territoriale, deputeti i zgjedhur nga lista e PS-së në qarkun e Vlorës pas marrëveshjes me PBDNJ, Andrea Marto, ka deklaruar për gazetën Mapo se Himara në ndarjen e re territoriale duhet të jetë një qendër bashkie më vete që bashkon sot gjithë fshatrat e Himarës së dikurshme, përfshi këtu edhe fshatrat që sot përfshihen në komunën e Lukovës.
Manjati i ushqimit Poroshenko fiton zgjedhjet presidenciale në Ukrainë
Me një shumicë absolute, Petr Poroshenko, manjati i industrisë ushqimore i njohur edhe si Mbreti i Çokollatës, fitoi zgjedhjet presidenciale të Ukrainës siç nxjerrin rezultatet paraprake exit polls, duke shmangur nevojën për një raund balotazhi që mund të destabilizonte vendin. Dy sondazhe i dhanë Poroshenkos mes 56 dhe 57 për qind të të gjitha votave, shumë përpara ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila mori pak më shumë se 12 për qind.
Llalla me homologët e rajonit: Krimi luftohet me rritje ekonomike, integrimi do ndihmojë
Në takimin rajonal të drejtuesve të gjyqësorit dhe prokurorisë, kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla ka mbajtur një fjalë që ka tërhequr vëmendjen e shtypit. Sipas Llallës,
Zgjedhjet Itali-Greqi, e majta në krye. Si i përjetuan fqinjët rezultatet e së dielës
Vërtet tërmeti Le Pen ka përfshirë Francën, por në Itali zgjedhjet europiane kanë çimentuar PD-në dhe Mateo Renzin me mbi 40% të votave të fituara, ndërkohë që tashmë krahasimi bëhet vetëm me M5S të Bepe Grillos: Me pak më shumë se 20% për ish komedianin, shtypi italian thekson “dyfishin” e votave të Renzit dhe kësisoj një “bllokim” domethënës të Lëvizjes 5 Yjet; thekson gjithashtu mbijetesën e Silvio Berluskonit si parti e tretë dhe zhdukjen nga skena të delfinit-rivalit të tij, Anxhelino Alfano.
Mediat ndërkombëtare analizojnë se çfarë mund të ndodhë me BE-në pas këtyre zgjedhjeve dhe e cilësojnë Marine Le Pen si “Anti-Merkel" e Europës!
Rezultatet paraprake të votimeve në vendet e Bashkimit Europian që dëshmojnë për një sukses, tashmë jo vetëm kombëtar, të "Frontit Nacional" të Marine Le Pen, kanë sjellë edhe analizat e para rreth asaj çfarë mund të ndodhë me Bashkimin Europian në të ardhmen. Pavarësisht rritjes së përfaqësimin në Parlamentin Europian të forcave euroskeptike, agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se sondazhet konfirmojnë si grupimin më të madh Partitë Popullore Europiane (PPE), me një avantazh shumë të vogël ndaj Social-Demokratëve.
Exit-pollet: “Tronditet” Franca, mban Merkel, në Greqi kryesojnë radikalët e majtë dhe neo-nazistët e Agimit të Artë, në Itali kryeson Renzi i ndjekur nga Grillo
Përfundimi i votimeve në vendet e Bashkimit Europian ka sjellë exit-pollet e para të publikuara në median ndërkombëtare. Të dhënat paraprake të publikuara dëshmojnë për një pjesëmarrje më të lartë të europianëve në zgjedhje, krahasuar me vitin 2009. Por këto votime pritet të rrisin prezencën e forcave radikale në Parlamentin Europian.
Mali i Zi, shqiptarët synojnë Tuzin
Në Mal të Zi sot po zhvillohen zgjedhjet lokale në 11 komuna e në Podgoricë. Të drejtë votimi kanë mbi 315 mijë qytetarë. Shqiptarët pritet të fitojnë komunën e sapo themeluar urbane të Tuzit. Por gara sërish ka gjetur të ndara partitë shqiptare, pasi pesë subjekte konkurrojnë të ndara në tre lista.
Vendet e votimit janë hapur në orën 07:00 e duhet të mbyllen në orën 20:00. Rezultatet paraprake mund të priten rreth orës 21:30. Zgjedhjet ndiqen nga rreth 650 vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Ndahet nga jeta general Jaruzelski, lideri i fundit komunist i Polonisë
Ndahet nga jeta në Varshavë gjenerali 90 vjeçar Wojciech Jaruzelski që me 13 dhjetor 1981 dekretoi gjendjen e luftës në Poloni kundër sindikatës Solidarnos të Lech Walesas. Ai ishte lideri i fundit komunist i Polonisë.
Pas ndryshimeve demokratike të vendit në 1989 Jaruzelski u bë Presidenti i Polonisë postkomuniste (nga 1989 në 1990). Ai ka qenë i sëmurë prej disa vitesh, por pak ditë më parë ai mori një goditje në tru, që i solli edhe vdekjen.
n.k