Mediat ndërkombëtare analizojnë se çfarë mund të ndodhë me BE-në pas këtyre zgjedhjeve dhe e cilësojnë Marine Le Pen si “Anti-Merkel" e Europës!

Postuar në 25 Maj, 2014 15:57

Rezultatet paraprake të votimeve në vendet e Bashkimit Europian që dëshmojnë për një sukses, tashmë jo vetëm kombëtar, të "Frontit Nacional" të Marine Le Pen, kanë sjellë edhe analizat e para rreth asaj çfarë mund të ndodhë me Bashkimin Europian në të ardhmen. Pavarësisht rritjes së përfaqësimin në Parlamentin Europian të forcave euroskeptike, agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se sondazhet konfirmojnë si grupimin më të madh Partitë Popullore Europiane (PPE), me një avantazh shumë të vogël ndaj Social-Demokratëve. Mbetet për t’u parë se sa do të jetë numri i eurodeputetëve që vijnë nga forcat euroskeptike dhe sa sa rol mund të ketë ky grupim në vendimmarrjet e rëndësishme të Parlamentit Europian. 

Megjithatë, analistët parashikojnë një “rivalitet” të fortë mes Francës dhe Gjermanisë. Marine Le Pen tashmë cilësohet si "Anti-Merkel" e Europës.

“Libero” e Italisë, në një editorial të publikuar pak orë pas mbylljes së kutive të votimit, e cilëson Le Pen si “mbretëreshë të Europës që kandidohet për ta qeverisur si alternativë e Angela Merkel”. Gazeta analizon se Le Pen mund të kthehet në një pikë referimi për të gjithë ato vende anëtare të Bashkimit Europian që nuk duan një “udhëheqje gjermane” të Bashkimit Europian.

Ndërsa britanikja “Telegraph” i bën një profil të gjatë, duke nisur që nga fëmijëria e hershme e saj e që përfundon me konstatimin se “shumë euroskeptikë të vendeve të tjera do të ndjehen të lumtur kur të ulen përbri saj në Strasburg”.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.