Deputeti A. Marto: Ndarja territoriale, Himara s’ka lidhje me Vranishtin, duhet kujdes

Pjesëtar i komisionit të reformës territoriale, deputeti i zgjedhur nga lista e PS-së në qarkun e Vlorës pas marrëveshjes me PBDNJ, Andrea Marto, ka deklaruar për gazetën Mapo se Himara në ndarjen e re territoriale duhet të jetë një qendër bashkie më vete që bashkon sot gjithë fshatrat e Himarës së dikurshme, përfshi këtu edhe fshatrat që sot përfshihen në komunën e Lukovës. Pavarësisht se mbështet mënyrën sesi janë trajtuar zonat minoritare në këto projekte, ai thekson se sa i përket Himarës, ajo megjithëse nuk është një zonë me shumicë të theksuar minoritare, duhet trajtuar me kujdes, në mënyrë që ndarja e re të marrë parasysh historinë, traditën dhe kulturën e kësaj zone. Në këtë mënyrë ai lë të kuptohet qartë se Himara mund të jetë bashkë me Lukovën, por jo me Vranishtin siç edhe propozohet, kjo për arsye se banorët e Vranishtit e konsiderojnë veten vlonjatë, ndërsa ata të Himarës, himarjotë. Kjo në fakt nuk është as më pak dhe as më shumë sesa varianti i pestë i propozuar nga qeveria, ai me 63 njësi vendore, ku Himara propozohej të ishte bashki më vete së bashku me Lukovën.
Më gjatë në linkun: http://mapo.al/2014/05/deputeti-socialist-marto-himara-jo-bashke-me-vranishtin-himarjotet-nuk-jane-vlonjate/
a.k
Add new comment