Bollano: Për Himarën, braktisim edhe qeverinë

Postuar në 25 Maj, 2014 10:30

Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” paralajmëron se do të mbajë tjetër qëndrim nga mazhoranca nëse nuk merren parasysh propozimet e tyre. OMONIA shprehet se duhet të miratohet varianti i pestë, i parashikuar nga qeveria, përsa i përket reformës territoriale. Në këtë propozim bëhet një ndarje e Himarës nga krahina labe e Vranishtit dhe Kurveleshit, duke lënë zonat Himarë dhe Lukovë si njësi më vete.

“Ne mbështesim variantin e 5 me 63 njësi vendore përsa i përket ndarjes së minoritetit etnik grek. Krahas kësaj, këtë variant e mbështesim së bashku me disa ndryshime që do t’i bëjmë publike në ditët në vijim“ deklaron Bollano që më parë ka mbajtur edhe detyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Krahas kësaj, ai thekson se për këtë reformë, Organizata Minoriteti Etnik Grek, OMONIA dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë depozituar një kërkesë pranë Ministrit për Çështjet Vendore, për të bërë ndryshime në ndarjen e re territoriale në zonat minoritare greke dhe me disa shtesa të tjera.

Për më shumë lexo: http://www.shqiptarja.com/home/1/territori-bollano-p-r-himar-n-jemi-gati-ta-braktisim-qeverin--216434.html

n.k

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe nuk ikni mor idjot mjerë Himarjotëve në qoftëse të mbështetin se ti e katandise këtu ku është dhe je aq i pa cipë sa delë dhe fletë në emër të Himarijotëve thuajse tu dogjë shpirti për Himarën</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>te iki e te thyeje qafen ,se edhe deputet qe kane ,e kane ne saje te inferioritetit&nbsp; te shtetit shqiptar,qe zbatoi modelin federativ spanjoll,ne vend te atij perpjestimor kombetar,me te cilin nuk do te merrnin asnje deputet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.