Zgjedhjet Itali-Greqi, e majta në krye. Si i përjetuan fqinjët rezultatet e së dielës

Vërtet tërmeti Le Pen ka përfshirë Francën, por në Itali zgjedhjet europiane kanë çimentuar PD-në dhe Mateo Renzin me mbi 40% të votave të fituara, ndërkohë që tashmë krahasimi bëhet vetëm me M5S të Bepe Grillos: Me pak më shumë se 20% për ish komedianin, shtypi italian thekson “dyfishin” e votave të Renzit dhe kësisoj një “bllokim” domethënës të Lëvizjes 5 Yjet; thekson gjithashtu mbijetesën e Silvio Berluskonit si parti e tretë dhe zhdukjen nga skena të delfinit-rivalit të tij, Anxhelino Alfano. Por surprizë më vete në Itali është partia “Lista Tsipras”, që arrin të marrë pak mbi 4% dhe të hyjë në Europarlament.
Vetë Tsipras, në Greqi është renditur si parti e parë, por vetëm me distancë rreth 3-4% nga e djathta e Demokracisë së Re. Liderët e lexuan votën sipas këndvështrimit të tyre: Kryeministri Samaras deklaroi se përmbysja e madhe që pretendonte Tsipras nuk ndodhi, dmth se votuesit kanë besim tek qeveria për daljen nga kriza; vetë Tsipras deklaroi se me këtë rezultat të qartë, duhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme, ndërsa ish PASOK, sot koalicioni i Ullirit, mbeti në periferi të politikës greke me pak mbi 3%. Agimi i Artë ka ruajtur kufijtë e 7-8%, por edhe rrëzuar tërësisht e majta demokratike, DHIMAR, dhe është prezantuar në skenën politike partia “Potami”, Lumi, me mbi 8%.
a.k
Comments
Ka fituar e majta? I ka
<p> Ka fituar e majta? I ka vjedhur zgjdhjet. Ka paguar per biletat e emigranteve shqiptare qe votuan shumica per Mateo Renzin.</p><p> </p>
Add new comment