Llalla me homologët e rajonit: Krimi luftohet me rritje ekonomike, integrimi do ndihmojë

Në takimin rajonal të drejtuesve të gjyqësorit dhe prokurorisë, kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla ka mbajtur një fjalë që ka tërhequr vëmendjen e shtypit. Sipas Llallës,
integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ndikonte në uljen e kriminalitetit në vend pasi do të shtonte mirëqenien. Llalla nuk ngurroi të pohojë se ka dijeni që krimi i organizuar arrin deri tek zyrtarët, edhe pse kjo nuk përbën ndonjë të padëgjuar.
“Po shtohen grupet kriminale edhe brenda zyrtarëve, por kjo kërkon rritje të shtetit ligjor. Tashmë mendoj se në vendin tonë ka ardhur koha për ngritjen e funksioneve të përbashkëta me vendet e rajonit të cilat kërkojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. E kuptojmë shqetësiminn lidhur me krimin e organizuar ballkanik. Ajo që po mundohemi të krijojmë është besimi në BE se po luftojmë krimin. Lufta ndaj krimit ndërinstitucional kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ballkani ka nevojë për mbështetje të gjithanshme për luftën e këtij krimi. Kjo sfidë përballohet me rritje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria po punon për këtë rritje nuk mund të krahasohet me atë të vendeve të BE, prandaj kërkohet suport më i madh i vendeve të BE. Marrja e statusit është një hap shumë i madh drejt integrimit. Pas pak javësh KiE do të vendosë për këtë, besoj se e meritojmë pasi ky zhvillim do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të ndikonte edhe në uljen e normës së kriminalitetit pasi një vend i zhvilluar ekonomik nuk ka përse të kërkojë alternativa kriminale për tu pasuruar. Ky sugjerim është në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Ajo që kërkon Shqipëria është mbështetja më e madhë për ta shndërruar në efikasitet më lartë”, u shpreh kryeprokurori.
a.k
Comments
Nuk keni lidhje ju me luften
<p>Nuk keni lidhje ju me luften ndaj krimit dhe korrupsionit jo. Kurren e kurres perndryshe deri tani do ishin prapa hekurave shume surreter qe i shohim ne TV perdite.</p>
Add new comment