Statusi i vendit kandidat, “sulm frontal” i qeverisë për të lobuar tek vendet skeptike

Në ditët e mbetura deri në vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe dy ministrat e linjës për këtë çështje, ai i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, po i japin vëmendje të madhe çështjes së lobimit tek vendet të cilat u shfaqën skeptike ndaj Shqipërisë dhjetorin e kaluar. Një “sulm përfundimtar” për këtë çështje ka nisur në disa fronte. Aktualisht Rama ndodhet në Holandë për të takuar Kryeministrin holandez dhe drejtues të tjerë të këtij shteti i cili pesë muaj më parë ishte ndër më skeptikët për dhënien e statusit të vendit kandidat, Shqipërisë. Ndërkaq ministri Bushati është nisur drejt Danimarkës, vendi i cili ju bashkëngjit katër të tjerëve në “Jo”-në ndaj Shqipërisë në muajin dhjetor kur në Këshill u diskutua dhënia e këtij statusi për Shqipërinë. Ministrja e Integrimit, Gjosha, do të jetë në Angli për të kërkuar nga Londra zyrtare mbështetje në lidhje me provën e radhës për statusin kandidat. Më 11 qershor, Rama dhe ministrat e tij do të jenë në një tjetër takim të rëndësishëm në Paris për të lobuar. Franca ishte pjesë e pesëshes kundër dhënies së shansit për Shqipërinë në dhjetor dhe pak javë më parë, Rama ezauroi procesin e lobimit dhe në Gjermani, me një vizitë që kulmoi me një takim me kanceralen gjermane, Angela Merkel. Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së pritet ta marrin vendimin për Shqipërinë më 27 qershor në mbledhjen që do të mbahet në Luksemburg.
a.k
Comments
Cpo shesin tani? Sa here qe
<p>Cpo shesin tani? Sa here qe ka te tilla lobime me duket sikur qeveria del per shitur b... jo te tyren por te te gjithe shqiptareve. Llafet e bukura skane me efekt. Keta te huajt qe na takojne qeveritaret tane jane me ustallare e keshtu jam vertet shume kurioz cka nxjerre ne shitje qeveria jone e dashur. </p>
Add new comment