Arkiv-Lajme

Reforma territoriale; rishfaqet Bollano me ide të njohura. Por nuk mungojnë as "patriotët"

Postuar në 29 Maj, 2014 04:23

Reforma territoriale, me pesë variantet e saj të paraqitura nga qeveria, duket se ka nxitur shfaqjen e zërave të rinj opozitarë. Siç mund të pritej kundërshtimi për ndarjen e re të zonave ku jeton pakica greke po merr një ngjyrim politik me protagonist kreun e OMONIA-s Vasil Bollano. Por jo vetëm. Në një intervistë të dhënë dje dhe të botuar sot nga “Mapo”, Bollano ngre si shqetësim kryesor opsionin e bashkimit në një zonë të Himarës me zona të Labërisë si p.sh Vranishti. Për Bollanon komunat e minoritetit mund të ndahen në dy njësi, siç parashikon varianti i pestë i paraqitur nga qeveria.

Projekligji për Forcat e Armatosura, kundërshtime edhe brenda mazhorancës për kompetencat e Presidentit

Postuar në 29 Maj, 2014 03:31

Ndëryrja ligjore e qeverisë për të ndryshuar disa kompetenca në raport me Forcat e Armatosura ka provokuar kundërshti edhe brenda shumicës. Çështja është debatuar jo pak, pasi projektligji i ri “Për autoritetet dhe pushtetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, për opozitën prek prerogativat e Presidentit të Republikës. Por kështu mendon edhe një nga drejtuesit e LSI-së, Luan Rama, mendimi i të cilit do menduar se është i miratuar edhe nga kryetari i kësaj force Ilir Meta.

KLD-ja hedh poshtë kërkesën e ministrit Naço për masë ndaj gjyqtarëve

Postuar në 29 Maj, 2014 02:49

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar sot kërkesën e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për mase disiplinore ndaj dy gjyqtarëve, ndërkohë që është miratuar masa dipilinore për 2 gjyqtarët e tjerë. Masë me vërejtje është vendimi i KLD-së për  gjyqtaren e Shkodrës Lindita Hoxha dhe për gjyqtaren e Tiranës Kaçe Agolli. Gjithashtu në mbledhjen e KLD-së, u rrëzua  kërkesa e ministrit Naço për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ibrahim Hoxha. KLD-ja nuk miratoi as masën diplinore të propozuar ndaj gjyqtares  Valbona Durraj.

Betonizimi i bregdetit, Auron Tare: “Mund të shfrytëzohen apo funksionalizohen zona të caktuara brenda zonave të prekura”

Postuar në 28 Maj, 2014 16:56

Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka qenë i ftuar sot në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24” ku ka folur për situatën në bregdet, mundësitë e rehabilitimit të zonave të betonizuara dhe atë se çfarë mendon qeveria të bëjë për turzimin. Pyetja më normale kur vjen puna për turizmin në bregdet është sesi do i vejë halli vargmaleve të betonit që sundojnë qytete si Saranda apo Durrësi? Për Taren, brenda këtij problemi që nuk mund të zgjidhet me ndërhyrje radikale, një mundësi është shfrytëzimi i atyre hapësirave që kanë mbetur, ose përshtatja.

Pak ditë pas sulmit ndaj “ebay”, hakerat godasin iPhone dhe iPad-et

Postuar në 28 Maj, 2014 15:53

Sulmet kibernetike tani po kërkojnë edhe njësi operimi elektronike shumë të përphapura si iPhone dhe iPad. Kështu sot njoftohet se me dhjetëra qytetarë në Australi janë bërë pre e një sulmi i cili u ka çaktivizuar aparatet duke u kërkuar në këmbim 100 dollarë shpërblim. “Device hacked by Oleg Pliss. For unlock device, you need send voucher code by 100 usd/eur (Moneypack/Ukash/PaySafeCard) to email:lock404@hotmail.com for unlock"”, thuhet në mesazhin që shfaqet në ekran.

Surroi: “Vazhdimi i qeverisjes së PDK-së do të ishte vetëvrasje për Kosovën”

Postuar në 28 Maj, 2014 14:30

Veton Surroi ka dhënë një intervistë për “Koha Vizion” ku ka folur për situatën zgjedhore në Kosovë, duke vënë theksin te nevoja për rotacion dhe te problemi fetar. “Edhe një mandat tjetër i PDK-së do të ishte një lloj vetëvrasjeje e Kosovës. Do t’ia thyente kurrizin vendit dhe do ta pamundësonte ecjen e saj tutje”, ka thënë Surroi. Duke u ndalur te çështja fetar, Surroi ka ndarë islamin tradicional nga islami politik që po ngre krye në Kosovë, kryesisht në zëdhënien më të njohur të Shefqet Krasniqit. “Islami në Kosovë ka qenë tolerant dhe pjesë e të gjitha lëvizjeve politike.

Propozimi i Erjon Veliajt për gay-t “irriton” “të djathtën”

Postuar në 28 Maj, 2014 13:07

Propozimi i ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj për njohjen e Gay-ve si partnerë përmes një akti noterial, priret të riciklojë në nivel politik debatin për martesat e njerëzve që i përkasin këtij komuniteti. “Balkanweb” sjell dy reagime nga PD-ja, respektivisht Tritan Shehu dhe Mesila Doda, të dy politikanë me afilacion ndaj fesë katolike që ka qëndrim të prerë në këtë drejtim.

Blerja e “WhatsApp” nga “Facebook” nuk pritet mirë në Europë. Mediat lajmërojnë veprimin e ligjit antitrust

Postuar në 28 Maj, 2014 12:21

Bashkimi Europian duket se i është “qepur” kompanive amerikane që operojnë si të tilla falë internetit. Kështu pas vendimit të fundit të Gjykatës Europiane për kufizimin e rezultateve online që mundësohen nga Google, në skenë ka dalë edhe legjislacioni antitrust i BE-së, që si ekzekutor ka Komisionin Europian. Mediat lajmërojnë se blerja prej 19 miliardë dollarësh e shërbimit “WhatsApp” prej “Facebook”, do të ballafaqohet me ligjet antitrust të BE-së. Madje bëhet e ditur se ndoshta "Facebook" do t’i duhet të përballet me legjislacionin nacional të disa shteteve.

Shantazhi i Dajtit, Gjykata e Kimeve të Rënda bën apel publik për ndihmë. Gjyqtari i kërcënuar, nën masa mbrojtëse

Postuar në 28 Maj, 2014 11:34

Një deklaratë e paprecedentë për një histori gjyqësore po aq të paprecedentë në sistemin e drejtësisë shqiptare: Për herë të parë një organ gjyqësor apelon publikisht për ndihmë dhe mbështetje në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka reaguar me një deklaratë për mediat, ku dënon ashpër kërcënimet, presionet dhe shantazhet që po i bëhen gjyqtarëve të saj, me qëllim për të shmangur vëmendjen nga ecuria e procesit, pengimit të ushtrimit të funksioneve të tyre dhe zgjatjen e bllokimit të proceseve gjyqësore.

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria në krizë ekonomike. Rritja më ulët në rajon dhe niveli i kredive të këqija problematik

Postuar në 28 Maj, 2014 10:11

Ekonomia shqiptare është më e dobëta e rajonit dhe për rrjedhojë me sfidat më të mëdha përpara.  Ky konstatim zbardhet në një raport të Bankës Botërore ku thuhet se ulja e ritmeve të rritjes nisi dy vjet më parë. Madje sipas raportit kjo rritje e ulët, që përafrohet në 0.44% do të vazhdojë edhe për vitet 2014-2015. Problem përbëjnë edhe kreditë e këqija, niveli i të cilave krahasohet me vendet qëpërjetuan krizat më të rënda, si Greqia dhe Irlanda.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme