Blerja e “WhatsApp” nga “Facebook” nuk pritet mirë në Europë. Mediat lajmërojnë veprimin e ligjit antitrust

Postuar në 28 Maj, 2014 12:21

Bashkimi Europian duket se i është “qepur” kompanive amerikane që operojnë si të tilla falë internetit. Kështu pas vendimit të fundit të Gjykatës Europiane për kufizimin e rezultateve online që mundësohen nga Google, në skenë ka dalë edhe legjislacioni antitrust i BE-së, që si ekzekutor ka Komisionin Europian. Mediat lajmërojnë se blerja prej 19 miliardë dollarësh e shërbimit “WhatsApp” prej “Facebook”, do të ballafaqohet me ligjet antitrust të BE-së. Madje bëhet e ditur se ndoshta "Facebook" do t’i duhet të përballet me legjislacionin nacional të disa shteteve. Kërkesa ka ardhur nga Britania e Madhe, Spanja dhe Qipro nisur nga shqetësimi i kompanive të telekomit, të cilat preken nga inkorporimi i një shërbimi për mesazhe grafike dhe tekstuale të menjëhershme si “WhatsApp”.  Pretendimi është për pozitë dominuese në treg, për një shërbim i cili edhe nëse kufizohet, do të duhet medoemos të zëvendësohet.

http://online.wsj.com/articles/facebook-seeks-eu-antitrust-review-of-wha...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.