Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria në krizë ekonomike. Rritja më ulët në rajon dhe niveli i kredive të këqija problematik

Ekonomia shqiptare është më e dobëta e rajonit dhe për rrjedhojë me sfidat më të mëdha përpara. Ky konstatim zbardhet në një raport të Bankës Botërore ku thuhet se ulja e ritmeve të rritjes nisi dy vjet më parë. Madje sipas raportit kjo rritje e ulët, që përafrohet në 0.44% do të vazhdojë edhe për vitet 2014-2015. Problem përbëjnë edhe kreditë e këqija, niveli i të cilave krahasohet me vendet qëpërjetuan krizat më të rënda, si Greqia dhe Irlanda. Është një realitet i cili nuk mund të neglizhohet apo anashkalohet më, aq më tepër që shtrëngimi ekonomik është bërë realitet i përditshëm për qytetarët.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=278774
s.z
Add new comment