Projekligji për Forcat e Armatosura, kundërshtime edhe brenda mazhorancës për kompetencat e Presidentit

Ndëryrja ligjore e qeverisë për të ndryshuar disa kompetenca në raport me Forcat e Armatosura ka provokuar kundërshti edhe brenda shumicës. Çështja është debatuar jo pak, pasi projektligji i ri “Për autoritetet dhe pushtetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, për opozitën prek prerogativat e Presidentit të Republikës. Por kështu mendon edhe një nga drejtuesit e LSI-së, Luan Rama, mendimi i të cilit do menduar se është i miratuar edhe nga kryetari i kësaj force Ilir Meta. Në mbledhjen e djkeshme të Komisionit të Sigurisë Luan Rama është shprehur se “nëse do të bëjmë kryeministrin Komandant të Përgjithshëm atëherë unë jam i mendimit që ta kalojmë “projektin) kështu siç është”. Me një mendim të ngjashëm është shprehur në Komisionin e Ligjeve edhe deputeti socialist Pandeli Majko dhe ndonëse zv.ministri Dritan Hila ka mbrojtur projektin duke u shprehur se ai nuk prek kompetencat themelore, është e pritshme që drafti të ushqejë një polemikë dhe t’i japë material qëndrimit të opozitës për kapje të institucioneve.
s.z
Add new comment