Arkiv-Lajme

Reagon ambasada e SHBA-ve ndaj një deklarate të Berishës në Parlament

Postuar në 29 Maj, 2014 12:05

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha në seancë plenare në Parlament. Sipas Berishës një punonjës shqiptar i ambasadës ka tentuar të ndërhyjë në një proces penal, thjesht duke u nisur nga ky pozicion në raport me një anëtar të Këshillit të Ministrave. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të Ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamentit, gjatë një seance të parlamentit.

A mund ta sfidojë Kina SHBA-në? Joe Biden mendon se jo pasi Kina nuk ka shpirt inovator

Postuar në 29 Maj, 2014 11:07

Fuqia e Kinës dhe sidomos pesha e madhe ekonomike, po rrisin në mënyrë progresive edhe perceptimin e saj si një fuqi e parë në një të ardhme të afërt. Në SHBA miti i fuqive me rritje të shpejtë nuk është i ri; më herët ka qenë ideja se do të ishte Japonia ajo që do të zëvendësonte SHBA-të, nisur nga shpërthimi i saj në elektronikë. Mirëpo zv.presidenti amerikan Joe Biden nuk mendon kështu. Edhe nëse pranohet se Kina ka realisht një numër më të madh të diplomuarish në shkencë apo inxhinieri, që tregon rritjen, sërish kjo nuk siguron avantazhe strategjike.

Është deklaruar shpesh rritja e pagës në Shqipëri. OBP-ja thotë se në Shqipëri paga reale është ulur

Postuar në 29 Maj, 2014 10:31

“Top-Channel” citon sot një raport të Organizatës Botërore të Punës sipas të cilit në katërvjeçarin 2008-2011, paga reale në Shqipëri është ulur me 2.1%. Krahas Serbisë dhe Kroacisë me një rënie respektve prej 3% dhe 0.5%, Shqipëria plotëson treshen e atyre vendeve, në Europë dhe në Azi që kanë përkeqësim të  kushteve të punës. Në vitet 2008-2012, njofton “TCH”, rritja totale ekonomike e Shqipërisë ka qenë 13%, por e cila siç mund të shihet është asimiluar nga ata që zotërojnë burimet financiare.

Diplomatët thonë se fryma e bashkëpunimit i nevojitet Shqipërisë. Gjë e pamundur për momentin

Postuar në 29 Maj, 2014 08:54

Ndërkohë që politika në Shqipëri zien nga fryma e konfliktit të korridoreve politike disa përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së kanë bërë thirrje për dialog. “Në çdo vend demokratik, sigurisht që ka opozitë dhe mazhorancë dhe është e vërtetë që mes tyre ka disa elementë, subjekje që përbëjnë edhe pikën e kundërshtisë së fortë, por gjithashtu ka dhe shumë fusha, që qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Kjo frymë bashkëpunimi i nevojitet edhe Shqipërisë”, ka thënë në Shkodër ambasadorja çeke Branislava Tomasova.

Kosovë, Forumi i të Rinjve Myslimanë publikon “listën e zezë” të kandidatëve anti-islamikë. Dhe bën thirrje që të mos votohen

Postuar në 29 Maj, 2014 08:06

Shpesh në zgjedhje bëhet thirrje që të votohet ky apo ai shubjekt ose kandidat. Në Kosovë së fundmi është bërë publike edhe një thirrje për ata që nuk duhet votuar. Konkretisht, Forumi i të Rinjve Myslimanë i ka bërë thirrje elektoratit që të ketë kujdes dhe të mos votojë disa kandidatë për zgjedhjet e 8 qershorit që vlerësohen se “kanë për qëllim shkatërrimin dhe degjenerimin e popullit të Kosovës”. Me cila mjete do ta realizojnë këtë? “Duke sulmuar identitetin mysliman shqiptar…me ndihmën e agjenturave kristiane e laike e anti-islamike”, thotë FRM-ja.

Snowden: “Unë jam patriot. Dua të rikthehem në SHBA, por jo të shkoj në burg”

Postuar në 29 Maj, 2014 07:46

Edward Snowden ka bërë publike se dëshiron të kthehet në SHBA, por jo me perspektivën që të shkojë në burg. Ai ka dhënë një intervistë për “NBC” ku ka folur për aktin e tij që krijoi shumë problem në autoritetet e sigurisë në Amerikë. “Një patriot që theu ligjin përmes një akti të mosbindjes civile të drejtuar kundër dhunimit masiv të kushtetutës nga qeveria e SHBA-së”- kjo është pak a shumë ideja që ai ka për veten e që përcillet në intervistën në fjalë.

Tym dhe çlirim gazrash në zonën e dikurshme vullkanike në Ohër të Maqedonisë

Postuar në 29 Maj, 2014 06:57

Në afërsi të fshatit Kosel në Ohër është konstatuar tym, apo hi vullkanik, çka ka alarmuar banorët e zonës. Vullkani në këtë rajon është I vetmi në rajon, por ai nuk është aktiv. Si shkak për daljen e hirit dhe të tymit mendohet të jenë reshjet e shiut dhe ndryshimet klimaterike. Hiri është shoqëruar me erën karakteristike të gazit karbonik dhe të sulfurit hidrik që dalin nga vrima të cilat janë shfaqur në zonë. Gjithsesi nuk ka një saktësim të ekspertëve për tymin që është vërejtur në zonën ku dikur ka qenë vullkani i Duvalos.

Përballë BE-së, Rusi-Bjellorusi-Kazakistan krijojnë Unionin Euraziatik

Postuar në 29 Maj, 2014 06:36

Pas marrëveshjes multimiliardere e Kinën për gazin, Rusia duket se po synon të vetëpërcaktohet si një pol ekonomik dhe strategjik aktiv mes Azisë dhe Europës. Me këtë rast, sot Vladimir Putin, presidenti im Kazakistanit Nursultan Nazarbayev dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kanë nënshkruar në Astana një Traktat për krijimin e Unionit Ekonomik Euraziatik. Unioni është në formë shëmbëllim i BE-së përderisa parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe forcës së punës, por edhe koordinimin e politikave në sektorë si energjia, industria, agrikultura dhe transporti.

Një interpretim i kryetarit të Kuvendit për Kongresin e Përmetit

Postuar në 29 Maj, 2014 05:03

Seanca plenare ka nisur sot me debate që kishin të bënin kryesisht me incidentin e ndodhur tri ditë më parë mes disa deputetëve. Opozita e konsideron aktin si të urdhëruar dhe me synim “mbylljen e gojës opozitës”. Ndërkohë një moment me interes publik është edhe debati për Kongresin e Përmetit, pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në ceremoninë përkujtimore dhe natyrisht praninë e portretit të Enver Hoxhës. Ja se çfarë ka thënë Ilir Meta: “Sa i takon 24 majit jam shumë krenar që shkova më 24 maj në Përmet dhe do të shkoj çdo vit. Më vjen keq për ekstremizmin tënd.

Si mund të ndryshohet “shtetrrethimi” i krimit të organizuar? Lubonja mendon se shpresa mund të vijë nga Jashtë

Postuar në 29 Maj, 2014 04:35

Fatos Lubonja rimerr sot në “Panorama” temën e trafikut të drogës. Pas shtjellimit të situatës dhe përshkrimit të saj si një tumor malinj që ka kapur shoqërinë, Lubonja hamendëson për zgjidhjen. “Çfarë mund të bëhet në një vend që është i gjithi Çikago e Al Kapones?”, pyet ai. Ilaçi për këtë sëmundje, me përkufizim si e pashërueshme, e kërkon analogjinë te “beteja” ndaj komunizmit. Për Lubonjën ka një paradoks në shoqëri njësoj si gjatë komunizmit: Sa më shumë ndërgjegjësohen njerëzit për të keqen, aq më të pafuqishëm ndjehen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme