Reforma territoriale; rishfaqet Bollano me ide të njohura. Por nuk mungojnë as "patriotët"

Reforma territoriale, me pesë variantet e saj të paraqitura nga qeveria, duket se ka nxitur shfaqjen e zërave të rinj opozitarë. Siç mund të pritej kundërshtimi për ndarjen e re të zonave ku jeton pakica greke po merr një ngjyrim politik me protagonist kreun e OMONIA-s Vasil Bollano. Por jo vetëm. Në një intervistë të dhënë dje dhe të botuar sot nga “Mapo”, Bollano ngre si shqetësim kryesor opsionin e bashkimit në një zonë të Himarës me zona të Labërisë si p.sh Vranishti. Për Bollanon komunat e minoritetit mund të ndahen në dy njësi, siç parashikon varianti i pestë i paraqitur nga qeveria. Në thelb ky variant e sheh në kontiunitet Himarën me njësitë ku banon pakica greke. Dhe mbi këtë bazë çdo spekullim është legjitim, pasi në vitin 2004, Vangjel Dule kërkonte trajtimin në kudër të reformës zgjedhore të minoritetit në një zonë të vetme. Dhe asokohe kryetari i opozitës Sali Berisha nuk e hidhte poshtë variantin e tij, taktikë politike që nuk eci, për shkak të kundërshtimit të shumicës socialiste. Interesant është se në të njëjtën kohë Berisha prononcohet për Himarën(në emisionin “Fakt”) duke deklaruar se pretendimi i saj si zonë minoritare është abusrd. Është një lojë e vjetër kjo që synon të hapë debate të reja dhe të kompromentojë disi reformën. Duhet thënë dhe kjo është publike se bashkëpunimi mes Berishës kryeministër dhe Bollanos kryetar bashkie ka qenë në kufijtë e të shkëlqyeshmes.
s.z
Add new comment