Përballë BE-së, Rusi-Bjellorusi-Kazakistan krijojnë Unionin Euraziatik

Postuar në 29 Maj, 2014 06:36

Pas marrëveshjes multimiliardere e Kinën për gazin, Rusia duket se po synon të vetëpërcaktohet si një pol ekonomik dhe strategjik aktiv mes Azisë dhe Europës. Me këtë rast, sot Vladimir Putin, presidenti im Kazakistanit Nursultan Nazarbayev dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kanë nënshkruar në Astana një Traktat për krijimin e Unionit Ekonomik Euraziatik. Unioni është në formë shëmbëllim i BE-së përderisa parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe forcës së punës, por edhe koordinimin e politikave në sektorë si energjia, industria, agrikultura dhe transporti. Thënë ndryshe një integrim i brendshëm që nis nga Europa Lindore dhe përfundon në Azinë Qendore. Siç njoftojnë mediat ruse, kërkesa për anëtarësim ka nga Kirgizia dhe Armenia. Që kjo është një politikë rivalizuese ndaj BE-së në planin ekonomik, kjo mund të merret me mend, por është ende herët për të folur për një bllok antagonist me të. Një aktor i interesuar për zhvillimet në këtë rajon është edhe Turqia e cila ka interesa të drejtpërdrejta aty dhe në thelb është krahu i avancuar i NATO-s në Lindje dhe në Kaukaz.

http://en.ria.ru/world/20140529/190216190/Russia-Belarus-Kazakhstan-Sign...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.