Kosovë, Forumi i të Rinjve Myslimanë publikon “listën e zezë” të kandidatëve anti-islamikë. Dhe bën thirrje që të mos votohen

Postuar në 29 Maj, 2014 08:06

Shpesh në zgjedhje bëhet thirrje që të votohet ky apo ai shubjekt ose kandidat. Në Kosovë së fundmi është bërë publike edhe një thirrje për ata që nuk duhet votuar. Konkretisht, Forumi i të Rinjve Myslimanë i ka bërë thirrje elektoratit që të ketë kujdes dhe të mos votojë disa kandidatë për zgjedhjet e 8 qershorit që vlerësohen se “kanë për qëllim shkatërrimin dhe degjenerimin e popullit të Kosovës”. Me cila mjete do ta realizojnë këtë? “Duke sulmuar identitetin mysliman shqiptar…me ndihmën e agjenturave kristiane e laike e anti-islamike”, thotë FRM-ja. Madje sipas këtij forumi procesi synon që t’i kthejë shqiptarët në serbë, duke e përdorur këtu përcaktimin etnik si eufemizëm për përkatësinë fetare. Forumi ecën më tej dhe publikon emrat e kandidatëve: Dardan Gashi, Oliver Ivanoviç, Slobodan Petroviç, Alma Lam, Ilir Deda, Avni Zogani, Ajnishahe Halimi, Ardian Gjini, Donika Kada, Burim Ramadani, Ernest Luma, Jakup Krasniqi, Xhevat Bislimi, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Bekim Haxhiu, Teuta Sahtaçiu, Kadri Veseli, Enver Hoxha, Vlora Çitaku dhe Shaip Muja

Të vihet re se në listë nuk figurojnë disa emra me peshë si Thaçi, Mustafa, Kurti apo Pacolli.

http://koha.net/?id=27&l=11944

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Me ben pershtypje qe e perdorin shpesh kete fjali manipuluese &quot;procesi synon që t&rsquo;i kthejë shqiptarët në serbë,&quot;. Keto fjale i thone ata qe nuk i mbajne dot shqiptaret qe te zgjedhin vete besimin e tyre. Keta ngaterrojne identitetin me fene dhe kjo eshte nje gje shume serioze. Te gjithe shqiptaret kane gjak shqiptari kurse fene secili ka lirine ta zgjedhe me vullnet te lire si te doje.</p><p>Nqs e marrin keta pushtetin ath lamtumire demokraci.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Akoma këta xhahedi nuk e kuptojnë se kombi ynë ska lidhje me këtë fe kur do vijë ajo ditë që kombi ynë të mendojë për veten dhe po ngeli kohë të mendojë për fenë</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.