Si mund të ndryshohet “shtetrrethimi” i krimit të organizuar? Lubonja mendon se shpresa mund të vijë nga Jashtë

Postuar në 29 Maj, 2014 04:35

Fatos Lubonja rimerr sot në “Panorama” temën e trafikut të drogës. Pas shtjellimit të situatës dhe përshkrimit të saj si një tumor malinj që ka kapur shoqërinë, Lubonja hamendëson për zgjidhjen. “Çfarë mund të bëhet në një vend që është i gjithi Çikago e Al Kapones?”, pyet ai. Ilaçi për këtë sëmundje, me përkufizim si e pashërueshme, e kërkon analogjinë te “beteja” ndaj komunizmit. Për Lubonjën ka një paradoks në shoqëri njësoj si gjatë komunizmit: Sa më shumë ndërgjegjësohen njerëzit për të keqen, aq më të pafuqishëm ndjehen. Ai apelon për kurajë te të rinjtë, por në finale, zgjdhja, si në rastin e komunizmit do kërkuar nga Jashtë. “Ndërkombëtarët duhet të mendojnë për politika më efikase”, shkruan Lubonja, duke pohuar kështu në thelb se vetë shoqëria , sipas tij, e ka humbur betejën me moralin dhe të drejtën.

s.z 

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Krimi, korrupsioni,&nbsp; droga etj na erdhen nga jashte. Ne nuk e kemi pase njohur as drogen as prostitucionin me pare o Fatos kozmopoliti, qe nuk te pranojne as ne fshatin tend. Nga &quot;Jashte&quot; mos prit te mira. Te jashtmit mendojne per veten e tyre. Zgjidhja vjen nga brenda, jo nga jashte.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jo, Shqiperia e ka fituar betejen me te drejten e moralin, per kete Lubonja e ka gabim; e ka fituar betejen ne qeverisje me Ilir Meten, njeriu me i korruptuar ne Europe qe do qendroje ne pushtet per njezet vitet e ardhshme, pavaresisht se kush vjen e shkon ne pushtet(ne i dhashte Zoti shendet e jete per aq kohe). E ka fituar betejen ne fushen intelektuale, me mendimshquar si Henri Cili, Andrea Stefani, Artan Hoxha(pothuajse president), Cim Peka e Mero Baze te ngjashmit e tij.&nbsp;&nbsp;E ka fituar betejen ne ekonomi me rritjen drastike te eksporteve(te hashashit e nenprodukteve te tij). E ka fituar ne mjekesi me&nbsp;te korruptuarit qe shesin shendet e jete njerezish se ne tregun e bagetise, e ka fituar ne drejtesi me prokurore e gjykatesa qe paradite marrin vendimet vecmas, mbasdite hane darke se bashku per te ndare qarin e dites. E ka fituar ne media me televizionet e gazetat japin nga mjesi ne darke vec rrena e peshtiresira. E ka fituar ne administrate me militante partiake qe s&#39;pyesin per askend dhe pushtojne vende pune dhe shkaterrojne jete e karriera. E ka fituar ne arsim me universitetet private , fabrika masive idiotesh e diplomash 2 mije euroshe. Lista e sukseseve eshte teper e gjate per t&#39;u konsumuar ketu, prandaj nuk do te ishte keq tu vinim te gjitha fitoreve tona nder vite nje kurore floriri duke e fituar&nbsp; ate mut statusi ne Qershor. Pa e merituar, si gjithnje, kuptohet.</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Booooo cfare medimi!!! Ende do te presim nga jashte per zgjidhjen e problemeve? E kujt do t&#39;i interesoje per vendin tone me shume se ne? &nbsp;Di ndonje shembull ky zoteria ku te jashtmit kane zgjedhur problemet ne menyre efikase brenda nje vendi te pavarur? Te keqen e mentalitetit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.