Snowden: “Unë jam patriot. Dua të rikthehem në SHBA, por jo të shkoj në burg”

Postuar në 29 Maj, 2014 07:46

Edward Snowden ka bërë publike se dëshiron të kthehet në SHBA, por jo me perspektivën që të shkojë në burg. Ai ka dhënë një intervistë për “NBC” ku ka folur për aktin e tij që krijoi shumë problem në autoritetet e sigurisë në Amerikë. “Një patriot që theu ligjin përmes një akti të mosbindjes civile të drejtuar kundër dhunimit masiv të kushtetutës nga qeveria e SHBA-së”- kjo është pak a shumë ideja që ai ka për veten e që përcillet në intervistën në fjalë. Por a mund të falet Snowden në një kohë kur edhe një nga drejtuesit e ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, deklaronte para Kongresit se “riparimi I dëmit të tij kërkon minimumi 2 vjet dhe do kushtojë miliarda”? Edhe falja, apo amnistia për një akuzë sipas së cilës Snowden ka thyer Aktin e Spiunazhit do të ishte e tepër për prokurorin Eric Holder, që ka shtuar se ka nevojë për angazhim në një diskutim për këtë rast. A ishte kjo shkelje e ligjit në dëm të shoqërisë, apo në dobi të saj? “Ka raste kur ajo që është e drejtë nuk përputhet me atë që është ligjore. Ndonjëherë për të bërë atë që është e drejtë, duhet të thyesh ligjin”, ka thënë ai. Është një precedent që gjithsesi nuk mund të tolerohet kaq lehtë, sidomos në një vend si SHBA.

http://www.washingtonpost.com/news/morning-mix/wp/2014/05/29/edward-snow...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.