Një interpretim i kryetarit të Kuvendit për Kongresin e Përmetit

Seanca plenare ka nisur sot me debate që kishin të bënin kryesisht me incidentin e ndodhur tri ditë më parë mes disa deputetëve. Opozita e konsideron aktin si të urdhëruar dhe me synim “mbylljen e gojës opozitës”. Ndërkohë një moment me interes publik është edhe debati për Kongresin e Përmetit, pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në ceremoninë përkujtimore dhe natyrisht praninë e portretit të Enver Hoxhës. Ja se çfarë ka thënë Ilir Meta: “Sa i takon 24 majit jam shumë krenar që shkova më 24 maj në Përmet dhe do të shkoj çdo vit. Më vjen keq për ekstremizmin tënd. Ngjasoni si dy pika uji me ekstremizmin e atyre veteranëve që duke dalë me fotografinë e Enver Hoxhës kujtojnë se do na impresionojnë. Sa i takon 24 majit jam shumë krenar dhe do të shkoj çdo vit, sepse Kongresi i Përmetit ishte vazhdim i Konferencës së Pezës që vendosi çlirimin e Shqipërisë”. Ky interpretim ka rëndësi pasi vendi është në 70-vjetorin e Çlirimit për të cilin janë parashikuar ceremoni të ndryshme. Dhe në këtë kuadër përdorimi i figurës së Enver Hoxhës mund të shërbejë si alibi për bojkot dhe pjesëmarrje nga të dyja krahët, nisur nga nevojat e politikës për të konservuar me çdo kusht polarizimin aktual.
s.z
Comments
Pa sa bukur e paska thene.
<p>Pa sa bukur e paska thene. Flasin bukur keta qerratenjte, nje llaf nuk u mirret vesh</p>
Add new comment