A mund ta sfidojë Kina SHBA-në? Joe Biden mendon se jo pasi Kina nuk ka shpirt inovator

Postuar në 29 Maj, 2014 11:07

Fuqia e Kinës dhe sidomos pesha e madhe ekonomike, po rrisin në mënyrë progresive edhe perceptimin e saj si një fuqi e parë në një të ardhme të afërt. Në SHBA miti i fuqive me rritje të shpejtë nuk është i ri; më herët ka qenë ideja se do të ishte Japonia ajo që do të zëvendësonte SHBA-të, nisur nga shpërthimi i saj në elektronikë. Mirëpo zv.presidenti amerikan Joe Biden nuk mendon kështu. Edhe nëse pranohet se Kina ka realisht një numër më të madh të diplomuarish në shkencë apo inxhinieri, që tregon rritjen, sërish kjo nuk siguron avantazhe strategjike. “Është e vërtetë që në Kinë diplomohen 6-8 herë më shumë shekncëtarë dhe inxhinierë se në SHBA, por unë po ju sfidoj: më thoni vetëm një projekt, ndryshim, apo produkt inovativ që ka ardhur nga Kina”, deklaroi Biden duke folur në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado. Komente që tregojnë se ku e sheh SHBA sfidën kryesore në të ardhmen e afërt. Kina është ndoshta vendi jo vetëm me rritjen ekonomike më të lartë, por edhe me transformimin social më radikal në këto 50 vitet e fundit në kuadrin e fuqive të mëdha. Dhe e ka bërë këtë duke ruajtur arkitekturën juridike të sistemit komunist, pavarësisht se brenda tij ka lejuar një seri eksperimentesh. Ndoshta reformimi i komunizmit, si praktikë ekonomiko-politike e shekullit të 20-të është inovacioni i Kinës që në këtë drejtim ka epërsinë se përfaqëson një model, përveçse vetëm një vend të fuqishëm.

http://politicalticker.blogs.cnn.com/2014/05/28/biden-name-one-innovativ...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.