Diplomatët thonë se fryma e bashkëpunimit i nevojitet Shqipërisë. Gjë e pamundur për momentin

Ndërkohë që politika në Shqipëri zien nga fryma e konfliktit të korridoreve politike disa përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së kanë bërë thirrje për dialog. “Në çdo vend demokratik, sigurisht që ka opozitë dhe mazhorancë dhe është e vërtetë që mes tyre ka disa elementë, subjekje që përbëjnë edhe pikën e kundërshtisë së fortë, por gjithashtu ka dhe shumë fusha, që qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Kjo frymë bashkëpunimi i nevojitet edhe Shqipërisë”, ka thënë në Shkodër ambasadorja çeke Branislava Tomasova. Edhe ambasadori italian Masimo Gaiani ka nënvizuar nevojën e dialogut, por ka shtuar se për statusin, Komisionin Europian “do të bëjë vlerësime teknike”. Po kështu, ambasadori polak Marek Jeziroski ka qenë në Korçë dhe ka deklaruar se qershori duhet parë me optimizëm. “Shpresojmë që takimi tjetër të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të aspiratave të Shqipërisë”, ka thënë ai. Mesazhe që i drejtohen politikës shqiptare, e cila po operon përditë mbi një konflikt që nuk përfaqëson frymën e përgjithshme në shoqëri.
s.z
Add new comment