Greva e urisë nr.2. Përplasje me policinë për ngritjen e çadrës përbri Parlamentit. Pjesë e incidentit edhe disa deputetë të PD-së

Postuar në 28 Maj, 2014 09:11

Vjen edhe greva e dytë e urisë. Kësaj radhe janë disa ish-të përndjekur politikë ata që janë futur në grevë, madje me forcë. Çadra është ngritur afër selisë së Parlamentit shqiptar dhe ndonëse është penguar nga policia, ajo sërish ka fituar terren pas një përpjekjeje fizike mes forcave policore, kandidatëve për grevistë dhe disa deputetëve të Partisë Demokratike. Gent Strazimiri, Arben Ristani, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Aldo Bumçi janë konfrontuar me policinë për të mundësuar ngritjen e çadrës. Kjo prezencë e tyre me siguri që e zbulon grevën e re si pjesë të strategjisë politike të PD-së më shumë. Është një strategji që po tenton rritjen e tensionit, që këto javët e fundit po shpërndahet në mënyrë kapilare dhe konstante edhe brenda Parlamentit.

http://www.shqiptarja.com/home/1/ish-t--p-rndjekurit-e-deputet-t-e-pd-p-...

s.z 

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Keshtu eshte kur pandeshkueshmeria ulet kembekryq ne shoqerine shqiptare. Po te kishte drejtesi keta deputetet bastarde te PD duhet te ishin pas hekurave per qindra skandale qe kane bere kur ishin ne pushtet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.