Lazarat, në tarraca rriten fidanët e rinj, policia nuk ka parë asgjë (VIDEO)

Fidanët e rinj të drogës po rriten dita ditës në Lazarat. Ky aktivitet po lulëzon pavarësisht masave të shtetit, protestave të opozitës, e ndërkohë që politika dhe institucionet e shtetit përfshihen në situata konfliktuale, asgjë nuk po ndryshohet në rrjetin e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
Pamjet më të fundit shfaqen në “A1 Report” TV. Në një video të publikuar nga ky televizion shfaqen vazot mbi taracat e shtëpive në Lazarat me fidanë hashashi të cilat më pas do të mbillen në parcela. Nga pamjet duket qartë se banorët e kësaj zone vazhdojnë pa asnjë pengesë dhe shqetësim kultivimin e drogës.
Ky është sezoni i dytë i punës në Lazarat. Kjo video shfaqet tronditëse pas fakteve që krerët e policisë së shtetit vetëm pak kohë më parë deklaroi se kishte hyrë në Lazarat, madje kishin pirë edhe kafe dhe nuk kishin para asnjë parcelë të mbjellë me lëndë narkotike. Në këtë fshat jeton edhe kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko i cili ishte prezent në protestën e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë kundër narkotrafikut, por ai vetëm hesht dhe asnjë denoncim nuk ka nga ana e tij.
http://www.shqiptarja.com/home/1/lazarat-nis-mbjellja-e-hash...
S.S
Add new comment