Të panjohurat e zgjedhjeve europiane!

Postuar në 25 Maj, 2014 05:30

Votuesit në vendet e Bashkimit Europian do të votojnë sot në ditën e katërt të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Pritshmëritë për rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen në mbrëmje. Në këtë proces zgjedhor janë ftuar të votojnë 400 milionë njerëz me të drejtë vote në gjithë Bashkimin Europian, për të zgjedhur 751 përfaqësues për vitet 2014-2019.

Vendet në Parlamentin Europian përcaktohen për secilin shtet anëtar të BE-së mbi bazën e popullsisë. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” shkruan se dy të panjohurat e procesit janë niveli i pjesëmarrjes në votime dhe përfaqësimi që do të kenë në parlamentin e ardhshëm forcat euroskeptike. 

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.