Dritan Dajti tenton ti vërë zjarrin qelisë së tij në burgun 313

Dritan Dajti ka tentuar ti vendosë zjarrin qelisë së paraburgimit ku mbahet aktualisht. I burgosuri ka tentuar të ndezë batanijen me çakmak. Ngjarja u shënuar në mesnatë në qelinë e paraburgimit të burgut 313. Gardianët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë sapo kanë konstatuar zjarrin dhe kanë neutralizuar gjithçka.
Ende nuk dihen se përse ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje dhe çfarë e ka shtyrë Dajtin në këtë veprim. Këtë javë Dritan Dajti lëshoi akuza të forta ndaj gjyqtarit të tij Idriz Milkurti të cilit i kërkoi të tërhiqet duke i bërë presion se vajza e gjyqtarit ka një lidhje me kunatin e tij. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në 2009. S.S
Add new comment