Nënshkruhet marrëveshje me BB, Rama: Filloi një kapitull i ri me ndërkombëtarët

Postuar në 30 Maj, 2014 14:04

220 milion dollarë është huaja e radhës nga Banka Botërore. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar sot  Shqipëria. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri Rama ku ka theksuar se tashmë u mbyll një kapitull dhe po nis një I ri në lidhje me marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky është një moment i fillimit të ri të një vendi që po lë pas një periudhë tranzicioni në një botë sfidash gjithmonë e më të mëdha. Sot mbyllet një kapitull bashkëpunimi në shumë raste jo sa duhet efektiv me partnerët ndërkombëtarë. Përmes nënshkrimit hapet faqja e një kapitulli të ri bashkëpunimi shumë më i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.", ka thënë Rama.

Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se edhe kjo marrëveshje është produkt i një pune që shkon përtej qeverisë sonë.  “Jemi të shtyrë drejt sfidës së një ndërveprimi shumë herë më intensiv me shtete, aktorë shoqërorë dhe shumë grupe interesi. Ne patëm një mbledhje të këshillit ekonomiko tregtar që ka në grupin e vetë një grup ekspertësh të nivelit të lartë botëror. Kënaqësi dhe krenari të dëgjonim nga goja e tyre vlerësime shumë të larta për marrëveshjen e nënshkruar së fundmi. Morëm shumë përgëzime dhe lëvdata. Ashtu si atë ditë, ajo marrëveshje dhe kjo janë produkt i një pune që shkon përtej qeverisë. Ne kemi një meritë të vetme për të cilën jam krenar është se kemi arritur të krijojmë një frymë skuadre dhe formë të re bashkëpunimi.”, tha Rama.

Kreu i mazhorancës vlerësoi se këto janë shkëndijat e para të një rruge të re rilindjeje të dritës së shpresës dhe sigurisht që këto ne vetëm na detyrojnë që të ecim më shpejt për të arritur gjëra që fare mirë mund ti kishim arritur kohë më parë dhe për të mos lejuar që të bëjmë më keq gjëra që kanë shkuar duke u bërë keq e më keq. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.