Topi: Ndiej keqardhje për një grup njerëzish vazhdojnë të përdoren nga ish-Sekretari i partisë

Postuar në 30 Maj, 2014 10:27

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike e konsideron grevën e urisë se ish-të përndjekurve politike, një iniciative me prapavijë politike. I ftuar ne emisionin “30 minuta” në Vizion Plus, ish-presidenti Topi sqaroi arsyet pse forca e tij politike nuk e mbështet këtë grevë urie.

“Pse në vitin 2012 kur të përndjekurit bënë një grevë të rëndë urie që u pasua me dy vetëdjegje të dy personazheve të njohur të të përndjekurve politikë, pse nuk kishte asnjë nga Partia Demokratike? Ndiej keqardhje për një grup njerëzish që vazhdojnë të përdoren nga ish-Sekretari i partisë, që ka pasur dy herë mundësinë të mëdha që t’u rikthejë atyre dinjitetin dhe t’u japi pikërisht atë që u takon. Njëherë kur ishte president dhe kur ishte kryeministër. Përfytyroni sa ironike është, pas 23 vjetësh ky rikthehet me lot krokodili për të mbështetur një grup një kauz që ai me qëllim e ka dështuar", u shpreh Topi.

http://vizionplus.al/topi-sbesoj-te-greva-e-urise/

S.S

Comments

Submitted by Berti (not verified) on

<p>Sa mirë, e paske marrë vesh më në fund se ka qenë sekretar i Partisë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.