Arkiv-Lajme

Cirku mediatik i raportimit të përurimit të katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’

Postuar në 02 Qershor, 2014 05:51

Panorama i referohet agjencisë së lajmeve ‘Presheva jonë’. Panoramës i referohet siti opozita.com. Kësaj të fundit i referohet gazeta ‘55’. Ndoshta stafeta e raportimit ka ndjekur një rend tjetër, por lajmi që japin është i njëjtë: “Edi Rama fton mitropolitin serb Amfilohije në Tiranë për një takim kokë më kokë, ku do të marrë pjesë dhe kryepeshkopi Anastas; dhe shqiptarët janë duke u përgatitur për protesta të mëdha”. Siti opozita.com nënvizonte faktin që Edi Rama është kryeministri ynë ortodoks.

Rama-Arvizu, takim blic pa praninë e mediave. Nesër, raporti i KE-së për statusin

Postuar në 02 Qershor, 2014 05:04

Një ditë para publikimit të raportit të Komisionit Europian ku pritet të rekomandohet dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka takuar sot kryeministrin Edi Rama në selinë e kryeministrisë. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar pa praninë e mediave. Nuk dihen detaje rreth takimit, por ai vjen në një moment ku ka një debat të hapur politik mes pozitës dhe opozitës lidhur me trafikun e drogës me infrastrukturën e ushtrisë.  

a.k

Abdikon mbreti i Spanjës Huan Karlos. Froni do t’i kalojë të birit, Princit Felipe

Postuar në 02 Qershor, 2014 04:18

Mbreti Huan Karlos i Spanjës jep dorëheqjen nga froni pas 39 vitesh në krye të shtetit. Lajmi i abdikimit është transmetuar nga kryeministri Mariano Rahoj në Pallatin Moncloa. "Froni do t’i kalojë Princit Felipe të Asturias, të cilit Huan Karlos do t’i trashëgojë edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit". Kryeministri Rahoj ka njoftuar se Huan Karlos do ta komunikojnë zyrtarisht vendimin e tij vendimin e tij, në orët në vijim. Huan Karlos ka drejtuar vendin që prej vitit 1975.

Një komando: Taksa progresive po na ha pagën e misionit, ndërsa rroga e shtetit, qesharake

Postuar në 02 Qershor, 2014 02:47

Taksë e sheshtë apo progresive? Fushata elektorale është harruar, por forcat komando që veprojnë në misionet e NATO-s jashtë vendit nuk mund t’I harrojnë pasojat e formatit të ri të taksës mbi rrogën e tyre. Një ushtarak është intervistuar anonimisht nga GSH, për të shprehur pakënaqësinë me pagën mujore që marrin kolegët dhe ai, e aq më tepër për taksimin.

Irinej në Tiranë, media në Kosovë reagon ashpër: Aspak vëllazërore, turp i shtetit shqiptar

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:21

Ceremonia e shenjtërimit të katedrales ortodokse në Tiranë ku, ndër të tjerë, mori pjesë edhe patriarku Irinej (i njohur për deklarimet e tij antishqiptare) ka sjellë reagime të forta në medien e Kosovës. Valëvitja e flamurit serb në Tiranë, mesazhi në media i patriarkut Irinej ku shprehej se “Kosova është serbe”, sjellja e liderëve shqiptarë para tij etj. janë cilësuar nga media në Kosovës si “një turp i shtetit shqiptar”.

Koço Kokëdhima “rrëfen” mëkatet e Zogut, Hoxhës, Berishës, Nanos, Ramës, Metës dhe Bashës

Postuar në 01 Qershor, 2014 10:49

Deputeti i PS-së në Qarkun Vlorë, Koço Kokëdhima, në një intervistë për emisionin “Oktapod” në televizionin “Vizion plus”, flet për jetën, biznesin dhe pushtetin. Kokëdhima rrëfeu detaje shpirtërore dhe shumë jetësore për jetën e tij nga fëmijëria, deri në ditët e sotme, lidhjet e tij me familjen, biznesin dhe politikën, duke dhënë vlerësimin për figura si Zogu, Hoxha, Nano, Berisha, Rama, Meta dhe Basha.

Por cilat janë vlerësimet që ka Kokëdhima?

Për Ahmet Zogun:

Patriarku Irinej jep intervistë për Top Channel dhe deklaron: Kosova, e shenjtë për Serbinë

Postuar në 01 Qershor, 2014 08:14

I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, Patriarku i Serbisë, Fortlumturia e Tij Irinej, në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” komenton reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Duke iu referuar rolit të kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai thekson se krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb.

Një kandidat më i “famshëm” se Hashim Thaçi!

Postuar në 01 Qershor, 2014 06:49

Elvis Pista është një prej kandidatëve të PDK-së, që për momentin mund të cilësohet si një ndër më të famshmit e këtyre zgjedhjeve në Kosovë. Me shaka, ai vetë e ka shprehur se është bërë edhe më i famshëm se vetë kryeministri dhe kreu i partisë Hashim Thaçi që drejton qeverinë e vendit prej dy mandatesh. Sigurisht, programi që ai prezanton është i njëjtë me atë të kandidatëve të tjerë, por ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është modeli i tij i flokëve.  Modeli karakteristik i flokëve ka bërë që ai të bëhet hit në internet dhe fotoja e tij është modifikuar masivisht.

“Zhurnal” raporton se është krijuar “Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë”

Postuar në 01 Qershor, 2014 06:21

Personalitete të shquara nga shoqëria civile nga Maqedonia, Shtetet e Bashkuara, Belgjika dhe Zvicra kanë ndërmarrë një nismë për krijimin e Opsionit Shqiptar, Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë.

“Zhurnal” raporton se kjo lidhje pritet të drejtohet nga ana e Xhevat Sherifit,veprimtar i njohur nga Chicago.  Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë ka dalë edhe me një deklaratë, ku bën me dije se ka si synim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve përmes një lidhje të qëndrueshme për t’iu përgjigjur çastit të tanishëm historik.

n.k

“Tajsoni shqiptar”, kampioni pa nënshtetësi shqiptare

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:15

Boksieri nga Gostivari që garon për Shqipërinë, Nuri Seferi rimori titullin “Kampion Europe” në kategorinë WBO pasi mundi me pikë hungarezin Tamas Lodin. “Top Channel” raporton se edhe pse pas çdo titulli të fituar prej tij ngrihet flamuri kuqezi dhe këndohet himni shqiptar, 37-vjeçari ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga institucionet tona për t’u pajisur me nënshtetësinë shqiptare.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme