Abdikon mbreti i Spanjës Huan Karlos. Froni do t’i kalojë të birit, Princit Felipe

Postuar në 02 Qershor, 2014 04:18

Mbreti Huan Karlos i Spanjës jep dorëheqjen nga froni pas 39 vitesh në krye të shtetit. Lajmi i abdikimit është transmetuar nga kryeministri Mariano Rahoj në Pallatin Moncloa. "Froni do t’i kalojë Princit Felipe të Asturias, të cilit Huan Karlos do t’i trashëgojë edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit". Kryeministri Rahoj ka njoftuar se Huan Karlos do ta komunikojnë zyrtarisht vendimin e tij vendimin e tij, në orët në vijim. Huan Karlos ka drejtuar vendin që prej vitit 1975. Lindur më 5 janar 1938, Ai vlerësohet gjerësisht si personazhi dhe shtetari që luajti një rol kyç në transformimin demokratik të Spanjës pas vdekjes së diktatorit Fransisko Franko, duke udhëhequr një shndërrim paqësor dhe me sa më pak dhimbje. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.