“Zhurnal” raporton se është krijuar “Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë”

Personalitete të shquara nga shoqëria civile nga Maqedonia, Shtetet e Bashkuara, Belgjika dhe Zvicra kanë ndërmarrë një nismë për krijimin e Opsionit Shqiptar, Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë.
“Zhurnal” raporton se kjo lidhje pritet të drejtohet nga ana e Xhevat Sherifit,veprimtar i njohur nga Chicago. Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë ka dalë edhe me një deklaratë, ku bën me dije se ka si synim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve përmes një lidhje të qëndrueshme për t’iu përgjigjur çastit të tanishëm historik.
n.k
Add new comment