“Tajsoni shqiptar”, kampioni pa nënshtetësi shqiptare

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:15

Boksieri nga Gostivari që garon për Shqipërinë, Nuri Seferi rimori titullin “Kampion Europe” në kategorinë WBO pasi mundi me pikë hungarezin Tamas Lodin. “Top Channel” raporton se edhe pse pas çdo titulli të fituar prej tij ngrihet flamuri kuqezi dhe këndohet himni shqiptar, 37-vjeçari ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga institucionet tona për t’u pajisur me nënshtetësinë shqiptare.  

“Të jem i sinqertë kam bërë kërkesa, por fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër dhe tani kam arritur të identifikohem si shtetas shqiptar në arenën ndërkombëtare, edhe pse nuk zotëroj pasaportën, edhe pse nuk më prish punë fare. Unë e bëj punën time, kam misionin tim, të ngre vlerat e kombit shqiptar, shtetit shqiptar”, thotë kampioni, i cili në ringjet botërore njihet me nofkën “Albanian Tyson (Tajsoni shqiptar).  Pas fitimit të titullit kampion, Seferi është pritur nga kreu i parlamentit Ilir Meta dhe Ministrja e Sportit Lindita Nikolla, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta mbështesin kampionin për të realizuar ëndrrën e tij, të zhvillojë një ndeshje të madhe në Tiranë.

Për më shumë: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=278987

 

n.k

 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>po te ishte per ndonje jo shqiptar,do ta merrte menjehere.&nbsp; shteti i sotem shqiptar vetem i shqiptareve nuk eshte.&nbsp; ka ardhur koha qe ky shtet karagjoz dhe antishqiptar te permbyset .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.