Arkiv-Lajme
KE rekomandon: Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat
Progres-raporti i Komisionit Evropian i ka rekomanduar Këshillit Europian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Raporti është bërë publik në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë BE-Shqipëri, ku i pranishëm është edhe komisioneri Sstefan Fyle. Sipas raportit, numri i rasteve të denoncuara për korrupsionin është rritur 16% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, policia ka zhvilluar operacione të suksesshme në luftën ndaj drogës e pastrimit të parave.
Mapo: Një ish-drejtues policie pas avionit të Divjakës, zbardhet skema e trafikut
Tiranë Hetimet për trafikun e drogës me avion kanë nxjerrë të dhëna të reja që implikojnë një ish-punonjës policie dhe tre persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ish-polici, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, dyshohet se ka patur rol të rëndësishëm në gjetjen e dhe transportin e lëndës narkotike që do të ngarkohej më pas në avionin e drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato.
Gjiknuri në Azerbajxhan për projektin e gazifikimit të Shqipërisë. Kërkesë edhe për funksionalizmin e TEC-it të Vlorës
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ndodhet sot në Azerbajxhan me rastin e finalizimit të memorandumit të Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit për projektin e Gazifikimit të Shqipërisë. Çështja në fjalë është trajtuar në takimin me homologun azer, Natig Aliyev dhe parashikon plotësimin infrastrukturor të linjave të furnizimit me gaz në mbarë vendin. Kompania që do të realizojë këtë projekt është SOCAR, pra kompania shtetërore azere, e cila ka rol kryesor edhe në realizimin e gazsjellësit Transadriatik, pasi ky i fundit zë fill pikërisht në Azerbajxhan.
Fule në Tiranë, mediat flasin për një rekomandim pozitiv për Shqipërinë
Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule i cili i ka paraprirë Dialogut të Nivelit të Lartë mes BE-së dhe Shqipërisë e që do të zgjidhë në finale se cili është rekomandimi që Komisioni Europian do të japë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Qeveria mendon për një borxh tjetër prej 500 milionë eurosh në vitin 2015
“Gazeta Shqiptare” informon sot se qeveria shqiptare shpreson që në vitin 2015 të marrë edhe një borxh prej gati 500 milionë eurosh. Kjo mendohet të realizohet përmes eurobondeve. “GSH” i referohet një prononcimi të ministrit të Financave Shkëlqim Cani për agjencinë “Reuters”, e cila nga ana e vet ka nënvizuar nevojën e Shqipërisë për të rritur më tej borxhin publik për të financuar buxhetin. “E dimë që kemi nevojë për 300 milionë euro, por mund të ngjitemi deri në shumën 500 milionë. Do të varet nga mënyra si do ta gjykojmë tregun dhe situatën në përgjithësi.
Samiti i G7-ës në Bruksel, gati për më shumë sanksione ndaj Rusisë
Pikërisht takimi i 4 dhe 5 qershorit që organizohet nga Bashkimi Europian, fillimisht ishte planifikuar si takim i G8-ës në resortin rus të Detit të Zi, në Soçi. Takimi u riorganizua si samit i G7-ës në Bruksel pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në muajin mars. Dhe samiti që teorikisht do kurorëzonte lavdinë e rigjetur ruse pas Lojrave Olimpike, tani merr drejtim krejt tjetër. Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre që të intensifikojnë sanksionet kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
Raporti për statusin e Shqipërisë në BE, komisioneri Fyle nesër në Tiranë
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle vjen nesër në Tiranë për të sjellë raportin mbi statusin e Shqipërisë, vendimi i cili pritet të merret në fund të qershorit. Sipas burimeve, pritet që komisioneri Fyle të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, por gjithçka do të mësohet zyrtarisht nesër. Në konferencën për “Ballkanin Perëndimor”, në Vjenë, eurokomisioneri tha se shpreson që Shqipëria ta marrë statusin kandidat.
Mësohet se Fyle do të takojë paraprakisht nesër anëtarët e qeverisë, përfaqësuesit e opozitës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.
a.k
Nuk ka “marrëveshje” në Mukje. Policia asgjëson 4 mijë rrënjë hashash
Një aksion i Policisë së Krujës dhe Seksionit Kundër Kultivimit të Lëndëve Narkotike ka bërë të mundur ditën e sotme asgjësimin e 4000 rrënjëve kanabis sativa në fshatin Mukje të Krujës.
Ekipet shqiptare, katër ndeshje të tjera të trukuara së fundi, thotë FederBet
Jo se përbën ndonjë lajm të ri për ndjekësit e futbollit shqiptar dhe tifozët, por tashmë ka edhe “vulë” zyrtare. Kompania e specializuar kundër trukimeve “FederBet”, i ka dërguar një raport të hollësishëm Parlamentit Europian me një listë të gjatë të ndeshjeve të dyshuara si të manimpuluara, ku bëjnë pjesë edhe disa takime të kampionatit shqiptar por edhe ndeshjet e zhvilluara në Europë. Dy sfidat e luajtura në kuadër të javës së 30 të kategorisë sonë superiore, Kastrioti – Tirana 2-3 dhe Lushnja – Teuta 0-2, kanë qenë të trukuara, zbulon Federbet.
7 muajt fiskalë të qeverisë Rama
Sot PD-ja dhe PS-ja debatuan në distancë rreth performancës fiskale të qeverisë. PD-ja theksoi mosrealizime në tregues të veçantë fiskalë dhe PS-ja theksoi të tjerë me tejkalime. Në vijim janë treguesit përmbledhës fiskalë të periudhës 7-mujore tetor-prill. Të ardhurat totale në Thesarin e Shtetit për periudhën tetor-prill ishin 183 milionë dollarë (10%) më shumë se një vit më parë. Po të zhvishen të ardhurat jotatimore nga ato totale, rritja në krahasim me një vit më parë ishte 200 milion dollarë (12%).