Ekipet shqiptare, katër ndeshje të tjera të trukuara së fundi, thotë FederBet

Postuar në 03 Qershor, 2014 11:43

Jo se përbën ndonjë lajm të ri për ndjekësit e futbollit shqiptar dhe tifozët, por tashmë ka edhe “vulë” zyrtare. Kompania e specializuar kundër trukimeve “FederBet”, i ka dërguar një raport të hollësishëm Parlamentit Europian me një listë të gjatë të ndeshjeve të dyshuara si të manimpuluara, ku bëjnë pjesë edhe disa takime të kampionatit shqiptar por edhe ndeshjet e zhvilluara në Europë. Dy sfidat e luajtura në kuadër të javës së 30 të kategorisë sonë superiore, Kastrioti – Tirana 2-3 dhe Lushnja – Teuta 0-2, kanë qenë të trukuara, zbulon Federbet. Gjithashtu edhe dy ndeshjet e luajtura në Europë nga ekipet shqiptare, Skënderbeu – Shakhtar Karagandy 3-2 dhe 0-3 ( të dyja takimet ) si dhe Teuta -Dacia 3-1 dhe 0-2 ( të dyja takimet). Federbet, me seli në Bruksel, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me FIFA-n, Federatën Spanjolle të futbollit, si dhe me disa klube të rëndësishme europiane për evidentimin e sfidave të dyshuara si të trukuara. Ajo është një organizatë e themeluar në vitin 2010 me iniciativën e disa pronarëve kazinosh të mirënjohura dhe kompanive të mëdha të bookmakers-ave, dhe asiston BE-në me qëllim unifikimin e bazës ligjore dhe saktësimin e rregullave në fushën e basteve sportive dhe lojrave të fatit. Pjesë e punës së kësaj kompanie është pikërisht identifikimi i ndeshjeve të trukuara dhe lufta ndaj këtij fenomeni.  

 

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>FederBet nuk mund te zbuloje ndeshjet e trukuara. FederBet shqyrton statistikisht bastet e vena per cdo ndeshje te kuotuar ne shoqerite e venies se basteve dhe nqs konstaton se ka shperndarje statistikore jaste shperndarjes normale, athere ngre dyshimin se ndeshja mund te jete e trukuar, por mbasi ndeshja ka perfunduar Ne keto rrethana FederBet pavaresisht se pretendon se i sherben pastrimit te futbollit nga manpulimet, ne te vertete vetem se mbron interesat e Book-makers. Ka shume raste kur ndeshjet perfundojne me surpriza ose me resultate te papritura qe duken pothuaj te pamundura, kjo ne vetvehte nuk dmth se ka pasur marreveshje per manipulim, por kur ky rezultat shkon ne favor te booki-ve FederBet nuk ndihet dhe merr pjesen e vet. Shkurt, edhe FederBet megjithese pretendon se eshte shoqeri pa perfitim, ne fakt diku e kullot kalin edhe ajo.</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Shyqyr qe u zgjodh nje president i ri ne krye te FSHF qe tu jape fund ketyre gjerave.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.