Nuk ka “marrëveshje” në Mukje. Policia asgjëson 4 mijë rrënjë hashash

Një aksion i Policisë së Krujës dhe Seksionit Kundër Kultivimit të Lëndëve Narkotike ka bërë të mundur ditën e sotme asgjësimin e 4000 rrënjëve kanabis sativa në fshatin Mukje të Krujës.
Operacioni policor i koduar “Mukje 2014”, i shtrirë në territorin e komunës së Niklës, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mukje ka konstatuar të mbjella në 30 parcela me rreth 4000 rrënjë kanabis sativa me gjatësi 40-90 centimetra, të cilat më pas janë asgjësuar. Javën e kaluar aksioni i policisë në jug të vendit u ndesh me të shtëna armësh nga banorët në zonën e Kurveleshit, ndërsa në rastin e fundit nuk ka patur rezistencë, madje nuk dihen se kush janë autorët e mbjelljes së lëndës narkotike.
a.k
Add new comment